Thursday , May 24 2018
Lajmi i fundit

Policia: DORËZOHEN KATËR PADI PENALE NË ULQIN PËR EVAZION FISKAL

reg-ulcinjska-policijaPunonjësit e Drejtorisë së policisë dorëzuan pranë prokurorit kompetent padinë penale kundër katër personave fizik dhe juridik për shkak të dyshimit  se kanë kryer veprën penale të evazionit fiskal dhe të kontributeve, njoftohet nga policia.

Ato, siç dyshohet, gjatë këtij dhe vitit të kaluar këtë vepër penale e kanë kryer në mënyrën që kanë marrë lejen për qëndrim të përkohshëm dhe punë për 27 shtetas të huaj të cilët janë të punësuar në ndërmarrjet e tyre, e që këto shtetas të huaj nuk i kanë siguruar gjë që ishin të detyruar ta bënin në bazë të Ligjit për sigurimin pensior dhe invalidor, dhe as nuk kanë paguar tatimet dhe kontributet për këto persona, duke dëmutar Buxhetin e Malit të Zi për vlerën totale prej 45.536 euro.

Punonjësit e Drejtorisë së policisë kundër këtyre personave juridik dhe drejtorëve të tyre ekzekutiv tek prokurori shtetëror në Ulqin dorëzuan padinë penale për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të evazionit fiskal.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top