Sunday , January 17 2021
Lajmi i fundit

Policia e Ulqinit: TË RESPEKTOHEN MASAT EPIDEMIOLOGJIKE, TË ANULOHEN DASMAT

PolicijaDuke marrë parasysh situatën aktuale epidemiologjike në qytetin tonë, ku është evidente se po rritet numri i personave pozitiv në virusin Covid 19, lusim qytetaret dhe qytetarët e qytetit tonë, që të respektojnë masat e Trupit Nacional Koordinues, në mënyrë që të zvogëlohet numri i të infektuarve, si dhe të përmirësohet situat epidemiologjike.

Është evidente që kohët e fundit, në vendin tonë organizohen dasmat, si dhe varrimet, të cilët janë të ndaluara me masat e TNK-së, e të cilët bartin rrezikun e madh epidemiologjik, prandaj, lusim qytetarët që këto tubime të anulohen, ndërsa varrimet të mbahen në rrethin e ngushtë familjar.

Theksojmë se zyrtarët e Njësisë së Sigurisë në Ulqin, do të veprojnë sipas urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Shtetërore, do të procedojnë të gjithë ato që kryejnë vepra penale kundër shëndetit të njerëzve.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top