Friday , October 2 2020
Lajmi i fundit

Policia: ELEZOVIQ NË KRYE TË DEPARTAMENTIT PËR PARANDALIMIN E KONTRABANDËS

Rudolf ElezoviqIsh shefi i policisë së Ulqinit Rudolf Elezoviq pak kohë më parë është emëruar për drejtuesin e Departamentit për parandalimin e kontrabandës dhe të gjithë llojet e krimit kufitar dhe ndërkombëtarë në Njësinë e policisë kufitare Tivar, mëson Portali Ul-info.

Kompetencë e tija janë dhe mbikëqyrja dhe kontrolli i kufirit shtetëror në Portin e Tivarit, kalimet kufitare Sukubinë dhe Tivar, si dhe kufiri i tërë shtetëror në territorin e komunës Ulqin dhe Tivar.

Kjo degë po ashtu merret me gjetjen dhe parandalimin e migrimeve ilegale të njerëzve dhe qarkullimit të mallrave nëpër kufi shtetëror jashtë vendkalimeve të caktuara, dhe në atë formë krijon bashkëpunim dhe shkëmben informacione me shërbimet kufitare të shteteve fqinje.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top