Thursday , May 28 2020
Lajmi i fundit

Policia Komunale: E NDALUAR SHËTITJA NËPËR PYLLIN E PISHAVE

Borova SumaPasi që Skuadra Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim solli vendimin për ndalimin e lëvizjes në të gjithë shëtitoret e qytetit, të dielën u vendosen shiritat tek shëtitorja në Pyllin e Pishave.

Ishim të detyruar ta bëjmë këtë gjë, sepse një numër i madh i qytetarëve nuk i respekton këto vendime. Shiritat janë vendosur edhe në Ranë dhe në Valdanos, por edhe në vendet tjera ku është ndaluar shëtitja, thanë nga Policia Komunale.

Edhe një herë kanë apeluar tek qytetarët që të respektojnë masat e miratuara dhe në këtë mënyrë të parandalojnë komplikimin e situatës epidemiologjike dhe krijimin e parakushteve për daljen e shpejtë dhe rikuperimin nga situata aktuale.

2 comments

  1. SHIKO KREJT VIDEON PER TENDERAT NË ULQIN

    https://www.facebook.com/watchparty/237799833997327/

    Biznesmeni që fitoi kontrata milionëshe nga shteti, ndërtoi pa leje dhe privatizoi tokë në Ulqin

    Pasi fitoi miliona euro përmes tenderëve publikë në Kosovë, tregtari Lirim Mustafa e ka zgjeruar biznesin edhe jashtë kufijve

    Biznesmeni nga Podujeva, Lirim Mustafa, i cili figuron si përfitues i miliona eurove nga prokurimet publike në Kosovë, ka shtrirë ndikimin e tij edhe në Mal të Zi.

    Lirim Mustafa është pronar i firmës farmaceutike “Liri-Med” Sh.p.k. me bazë në Prishtinë, e cila ishte përmendur në aktakuzën kundër grupit të Ilir Tolajt, ish-sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Ish-sekretari i MSh-së, sipas aktakuzës së ngritur më 2012, dyshohej se kishte favorizuar kundërligjshëm kompaninë “Liri-Med” Sh.p.k. për të përfituar tenderë nga shteti.

    Megjithatë, këto dyshime të ngritura ndaj firmës së Lirim Mustafës nuk e ndaluan rritjen e profitit të “Liri-Med”.
    Që nga ajo kohë, “Liri-Med” ka përfituar më shumë se pesë milionë euro nga tenderët publikë, raporton Insajderi.

    Në tri vitet e fundit, aktivitetet e tregtarit nga Podujeva janë shtrirë edhe në Ulqin të Malit të Zi, ku ai ka investuar në bizneset e ndërtimit dhe hotelierisë.

    Por, projektet e biznesmenit Mustafa në Komunën e Uliqinit kanë hasur ose në kundërshti të banorëve, ose të institucioneve lokale.

    Një objekt banesor të cilin ai e ndërtoi rreth dy vite më parë në lagjen e njohur si “Plazhi i Grave” në Komunën e Uliqinit, u rrënua më 28 mars të vitit të kaluar nga inspektorët e Ministrisë së Turizmit në Mal të Zi. Objekti ishte ndërtuar pa leje, konstatuan autoritetet malazeze.

    Siç ka raportuar gazeta “Vijesti”, ndërtimi i këtij objekti kishte shkaktuar atëbotë komente të shumta negative nëpër rrjete sociale dhe me këtë rast ishin mbajtur edhe protesta të shoqërisë civile.

    Ngastra në Ranë të Ulqinit /fotografia: Vijesti

    Megjithatë, prishja e këtij objekti ilegal nuk i rrënoi synimet e Lirim Mustafës për investime në Ulqin.

    Më 5 shkurt të këtij viti, pronari i “Liri-Med” Sh.p.k. bleu për 900 mijë euro një ngastër toke në lagjën Rana, një zonë shumë afër qendrës së Ulqinit.

    Komuna e Ulqinit ia shiti Mustafës tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 448 metrave katrorë për 900 mijë euro, sa edhe ishte çmimi fillestar i ankandit publik të hapur nga komuna.
    Sipas njoftimit të Komunës, Lirim Mustafa ishte pjesëmarrës i vetëm i këtij ankandi publik të shpallur më 20 janar.

    Në këtë parcelë tokë, siç raportoi sivjet “Vijesti”, Mustafa ka paraparë ndërtimin e një objekti afarist-banesor P+2. Ngastra kadastrale ka qenë pronë e Qeverisë derisa të drejtën e posedimit e ka pasur Komuna.

    Ndonëse shitja e pronës u miratua nga Kuvendi Komunal i Ulqinit, procesi nuk kaloi pa kontestime në kuvend.

    Gazeta Insajderi ka biseduar të mërkurën me Mehmed Millën, sekretarin për Planifikim Hapësinor të Komunës së Ulqinit. Ai ka thënë se toka i është shitur biznesmenit Mustafa “sipas planit”, pavarësisht se në të njëjtën tokë ishte paraparë ndërtimi i një muzeu.

    “Mendimet kanë qenë të ndara: disa kanë qenë për t’u shitur [toka, v.j] sipas planit, disa të tjerë kanë qenë që të mos shitet dhe aty të ndërtohet Muzeu i Detarisë”, ka thënë Milla.

    Milla ka thënë se përveç emrit dhe mbiemrit, nuk ka informacione të tjera për biznesmenin Lirim Mustafa.

    As pronari i “Liri – Med” nuk ka komentuar për gazetën lidhur me përfitimin e kontratave milionëshe nga kontratat publike në Kosovë, e as për aktivitetet e tij në Mal të Zi.

    Të mërkurën, Mustafa e ka mbyllur telefonin pasi është kontaktuar nga gazeta. Po ashtu, nuk i është përgjigjur pyetjeve që Insajderi ia ka dërguar atij përmes adresës elektronike.

    “Liri-Med” Sh.p.k. vazhdon të përfitojë prokurime publike
    Lirim Mustafa figuron në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve si pronar i vetëm i “Liri-Med” Sh.p.k..

    Kompania të cilën ai e drejton, ka përfituar kontrata milionëshe nga prokurimet publike. Pjesën më të madhe të kontratave i ka lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë.

    Vetëm në tre muajt e fundit, “Liri-Med” ka përfituar gati gjysmë milioni euro nga kontratat që ka lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë e Shërbimin Spitalor të Kosovës.
    Më 14 shkurt, “Liri-Med” përfitoi 239 mijë euro nga një kontratë e lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë.

    Kjo kompani u shpall fituese e dy lloteve të tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë për “Furnizim me barna nga lista esenciale për nivelin parësor shëndetësor”.

    Lloti i parë i kontratës, sipas të cilës “Liri-Med” i ka shitur ShSKUK-së 72 mijë pilula të barit “chloropiramine”, vlen 124 mijë e 802 euro. Ndërkaq, lloti i dytë i kontratës vlen 114 mijë e 576 euro.

    Për dy kontratat, Ministria e Shëndetësisë ka nënvizuar se “Liri Med” ka respektuar kriteret dhe procedurat e parapara.

    Në një përgjigje me shkrim për Insajderin, MSh-ja ka thënë në llotin e parë të tenderit për furnizim me barna nga lista esenciale, “Liri-Med” ka qenë ofertuesi i vetme.

    “Në llotin 1 ka qenë vetëm oferta e “Liri- Med” ku vlera e paraparë për ketë llot nga Ministria e Shëndetësisë ka qenë 137.066.00, ndërsa oferta fituese e kompanisë “Liri-Med” ka qenë 124.802.20”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë, në një përgjigje për Insajderin.

    Për llotin e dytë, “Liri-Med” ka fituar për shkak të ofertës me çmimin më të lirë, ka thënë Ministria e Shëndetësisë.

    “Për llotin 2 kanë qenë dy oferta, ku “Liri-Med” ka fituar me çmimin më te lirë me vlerën 114.576.00 euro, ndërsa kompania tjetër konkurrente, në këtë llot ka pasur ofertën 128.563.20 euro”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.

    Në muajin mars, konsorciumi i përbërë nga “Liri-Med Sh.p.k.” dhe “Farma Trade” fitoi një tender të vlefshëm gati gjysmë-milioni euro nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

    Kontrata e ShSKUK-së, e emëruar: “Furnizim me pajisje mjekësore të Hemodializës për Klinikën e Nefrologjisë dhe Spitalet e Përgjithshme”, peshon 470 mijë euro.

    Së fundmi, më 10 prill, “Liri-Med” përfitoi një lot të tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë për furnizim emergjent me produkte farmaceutike. Kontrata është e vlefshme 15 mijë e 965 euro.

    Dhënie e tenderit është bërë përmes procedurës negociuese pa publikim të kontratës.

    Dyshimet për favorizimin e “Liri – Med” në kontratat publike të MSh-së

    Kompania “Liri-Med” ishte përmendur në aktakuzën kundër grupit të Ilir Tolajt, ish-sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 2012 nga ish-prokurorja britanike e EULEX-it, Maria Bamieh, ndërmarrja e Lirim Mustafës përmendej të ketë qenë e favorizuar kundërligjshëm në tenderët publik të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Në grupin e Tolajt, të akuzuar për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ishin edhe ish-shefja e Njësisë për Furnizim, Arbenita Pajazitaj dhe asokohe zyrtari i prokurimit në MSh, Ismet Hyseni.

    Sipas dyshimeve të ngritura nga prokurorja Bamieh, këta zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë mbanin kontakte me kompaninë “Liri-Med” dhe dy firma të tjera private.

    “Ilir Tolaj, Arbenita Pajaziti dhe Ismet Hyseni kanë mbajtur kontakte të papërshtatshme me operatorët ekonomikë ‘Lirimed’, ‘Exclusive’ dhe ‘Koslabor’. Përmes këtyre kontakteve ata kishin shkelur Ligjin e Prokurimit Publik”, thuhej në aktakuzë.

    “Liri-Med” përmendej në aktakuzë se kishte siguruar licencë importi për një produkt farmaceutik pas ndikimit të ish-sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë.

    “Ilir Tolaj kishte deklaruar se nuk kishte ndikim mbi licencat e importit. Megjithatë kur Ilir Tolaj dëshironte që kompania “Liri-Med” të merrte një licencë importi ai sigurohej se ata e merrnin atë. Licenca kërkohej për Lirimed për të importuar ilaç diabeti”, thuhet në aktakuzën e ngritur nga prokurja Maria Bamieh.

    Për Ministrinë e Shëndetësisë nuk përbën problem përmendja e “Liri-Med” në aktakuzë.

    “Janë organet kompetente të mbikëqyrjes së prokurimit publik, ato të cilat një autoriteti kontraktues i japin të drejtën për të lidhur një kontratë apo jo, varësisht prej vlerësimit që i bëhet procesit apo ankesave eventuale”, ka thënë Ministria e Shëndetësisë.

    Pas një procesi të gjatë gjyqësor, Ilir Tolaj u dënua me tri vjet burgim më 2 shkurt të këtij viti, kur Gjykata e Apelit e aprovoi pjesërisht ankesën e Prokurorisë Speciale ndaj aktgjykimit lirues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të 6 qershorit 2018.

    Ndërkaq, Ismet Hyseni u lirua prej akuzave nga gjykata e shkallës së parë. Ai aktualisht udhëheq divizionin e Prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë. /Insajderi.com

    https://insajderi.com/hulumtime/biznesmeni-qe-fitoi-kontrata-milioneshe-nga-shteti-ndertoi-pa-leje-dhe-privatizoi-toke-ne-ulqin/

  2. NAMESTENI TENDERI U ULCINJ – GLEDAJTE VIDEO NA ALBANSKON – u 20:30 min ulcinj

    Kush po e keqpërdor arkën e shtetit në kohë pandemie?
    https://www.facebook.com/watchparty/237799833997327/

    Investigacija u novine: https://insajderi.com/hulumtime/biznesmeni-qe-fitoi-kontrata-milioneshe-nga-shteti-ndertoi-pa-leje-dhe-privatizoi-toke-ne-ulqin/

    Link: KOSOVSKI DRŽAVLJANIN JEDINI KUPAC I PONUĐAČ NA AUKCIJI

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top