Sunday , August 18 2019
Lajmi i fundit

Policia Komunale: LARGOHEN AUTOMJETET NGA RRUGA NË MËHALLË TË RE

Mëhalla e RePolicia Komunale të enjten me makinën speciale për tërheqje, “merimangë”, ka larguar automjetet nga rruga në Mëhallë të Re.

“Më herët në bashkëpunim me organet dhe institucionet tjera shtetërore kemi vendosur shenjat e komunikacionit dhe kemi paralajmëruar të gjithë pronarët e automjeteve që në këtë hapësirë ndalohet parkimi. Bëhet fjalë për rrugën frekuente, në veçanti pas orës 20”, thanë nga ky institucion komunal.

Disa qytetarë në këtë vendbanim kanë thënë se për këtë arsye do ti dërgojnë peticion Komunës në të cilin do të kërkojnë që të paktën në një anë të rrugës të lejohet parkimi.

3 comments

  1. Nji an e rruges duhet me qen e lejumon mu parkirat, se skajn ku i cojn pos mi cu n krov. Let shkojn me e pa Prronin, aty isht ngusht n kam e ja me tamabil si i kjn rras n te dy ant e rruges. Policia komunale isht kat fare

  2. Hajnat e opshtinës

    I ka ardh dita ulqinakve me çu kredit për garazha. Ball isht çu sprati, vakti garazhava ka me qen me 2020

  3. Kan dasht oda skan mendu per tamabila

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top