Sunday , August 18 2019
Lajmi i fundit

Policia Komunale: TË PREMTEN TEK MEDITERANI, DITËT E ARDHSHME NË METERIZ

Opstina Ulcinj, Komuna e UlqinitPolicia Komunale të enjten me makinën speciale për tërheqje, “merimangë”, ka larguar automjetet nga rruga e cila çon nga hoteli “Mediteran” deri në qendër të qytetit.

“Më herët në bashkëpunim me organet dhe institucionet tjera shtetërore kemi vendosur shenjat e komunikacionit dhe kemi paralajmëruar të gjithë pronarët e automjeteve që në këtë hapësirë ndalohet parkimi”, thanë nga ky institucion komunal.

Shtohet se ditët e ardhshme më së shumti vëmendje i është kushtuar rregullimit të komunikacionit të papenguar në Meteriz.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top