Policia kufitare: SINISHA JOKIQ DREJTUES I RI

Sinisa JokicIsh shefi i policisë në Budvë Sinisha Jokiq është drejtues i ri i Qendrës regjionale “Jug”, me seli në Tivar, shkruajnë “Dnevne novine”.

Kjo qendër përfshinë sigurinë kufitare tokësore dhe detare në territorin e komunës së Ulqinit.

Drejtuesi i ri, siç thekson kjo gazetë, ishte lëndë e hetimit të Kontrollit të brendshëm të Ministrisë së punëve të brendshme për shkak të dyshimit se kishte marrëdhënie të afërta me disa persona interesant për policinë në Budvë, por inspektorët gjatë hetimit nuk gjetën prova për këto dyshime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…