Punëtorët e Kripores e kanë lajmëruar dje policinë që gjatë fundjavës në fabrikë është prerë shiriti transportues në transporter, i cili shërben për transferimin e kripës së papërpunuar deri në përpunim, shkruajnë “Vijesti”.
Ato mendojnë që bëhet fjalë për edhe një diversion në mes të negociatave për qiramarrje të fabrikës.
Elektroekonomia e Malit të Zi ka deklaruar që administrata e falimentimit të Kripores nuk ka respektuar një sërë marrëveshje paraprake për pagesë të rrymës, kështu që për këtë arsye është ç’kyçur nga rrjeti. Borxhi i Kripores tani është rreth 21 mijë euro.
Vetëm nëse nga basenet hiqet uji nga shiu dhe ato mbushen me ujë të detit, Kriporja do të mbijetojë. Për këtë arsye në zgjidhjen e këtij problemi janë kyçur Kuvendi i Malit të Zi, komuna e Ulqinit dhe organizatat ekologjike.