Policia nën hetim: MERRNIN PARA NGA INSTITUCIONET, AFARISTËT DHE QYTETARËT

Prokuroria themelore shtetërore në Ulqin kontrollon se a janë pasuruar vite me radhë udhëheqësit dhe punonjësit e stacionit të policisë në këtë qytet në llogari të qytetarëve, mëson “Vijesti” nga Prokuroria e lartë shtetërore.

Mbas kontrollit ato do të vlerësojnë se a ka në punët e udhëheqësve të policisë së Ulqinit dhe punonjësve të saj elemente të veprave penale për të cilët hetohen zyrtarisht.

Punën e policisë së Ulqinit vitin e kaluar e kontrolloi Departamenti për kontroll të brendshëm të Drejtorisë së policisë në mënyrë që të vërtetohet se a janë marr para nga qytetarët për nevoja private. Mbas kësaj, Prokuroria themelore shtetërore morri në pyetje një numër të caktuar të  personave dhe formoi lëndën. Siç shkruan kjo gazetë e Podgoricës, deklaratën në prokurori lidhur me financimin e policisë ja kanë dhënë qytetarët e shumtë, afaristët, drejtorët e ndërmarrjeve publike dhe kryetari i komunës së Ulqinit. Në regjistrin e atyre që kanë dhënë para është dhe emri i personit i cili para pesëmbëdhjetë viteve është arrestuar për kontrabandë të disa kilogram heroin.

Udhëheqësi i stacionit policor në Ulqin Rudolf Elezoviq tha që nuk do të komentoi punën dhe as deklaratat e Prokurorisë duke shtuar që mendon që keqpërdorimet që pretendohen janë “fantashkencë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…