Monday , September 21 2020
Lajmi i fundit

Policia: PADI PENALE KUNDËR ORGANIZATORIT TË KONCERTIT NË ULQIN

Dzenan LoncarevicPolicia e Ulqinit ngriti të enjten padinë penale kundër F.H. nga Ulqini për shkak të dyshimit se kreu veprën penale mosrespektimi i dispozitave shëndetsore për parandalimin e sëmundjes së rrezikshme ngjitëse.

Ai në plazhin Barbosa, me 12 gusht, në ambient të hapur, organizoi koncertin muzikor në të cilin ishin të pranishëm 1000 persona, e i cili zgjati prej orës 20 deri në orën 00,00, njoftohet nga Drejtoria e Policisë.

F.H. akuzohet se ka shkelur masat e Ministrisë së Shëndetësisë, shtojnë nga policia.

“Përveç padisë penale, Policia Komunale dhe inspektorët e Inspektoratit Turistik e dënuan personin përgjegjës dhe atë juridik me gjobën me vlerë 3.650 euro “, përfundohet në kumtesë. Foto: Facebook

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top