Policia: PËR SHKAK TË VOZITJES ME SHPEJTËSI DËNOHET 500 EURO

Policija, PoliciaPunonjësit e Grupit të policisë për siguri në komunikacion kanë regjistruar kundërvajtje të rënda në komunikacion dhe me këtë rast sanksionuan një shofer të ri i cili të njëjtën ditë bëri dy shkelje të Ligjit për siguri në komunikacion, njoftohet nga policia.

Ulqinaku O.L., siç njoftuan, voziti automjetin me shpejtësi prej 185 km/h dhe 180 km/h të martën.

“Meqë e drejtoi automjetin edhe pse paraprakisht iu morr patenta e shoferit, si dhe që vazhdojë me kundërvajtje të rënda në komunikacion, ai u morr në Qendrën e sigurisë në Tivar, u dërgua në Gjykatën për kundërvajtje në Tivar, ku për këtë shkelje u gjobit me dënim prej 500 eurosh”, shtohet në kumtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…