Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Policia: SEKUESTROHEN DY ÇIFTE DHE DORËZOHEN PADITË PENALE

reg-ulcinjska-policijaPunonjësit e Policisë së Ulqinit ia dorëzuan prokurorit padinë penale në procedurën e rregullt kundër A.K. (21) dhe A.S.(26), të dy nga Ulqini, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale mbajtje pa leje e armëve dhe materieve shpërthyese.

Duke vepruar në bazë të lajmërimit të rojës së gjuetisë nga NP “Për ruajtjen dhe kultivimin e egërsirave” se gjeti dy persona me armë gjuetie në pronësi ilegale, punonjësit e policisë dolën në vendngjarje dhe nga A.K. sekuestruan pushkën e tipit “„Baikal model Side by Side“, cal.12 mm” dhe dy fishekë të cal. 12 mm, gjersa nga A.S. kanë sekuestruar çiften e llojit “Zastava ARMS”, modeli M75, cal 12 mm dhe dy fishekë të cal. 12 mm.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top