Pikën e parë të përbashkët kufitare në Evropën Juglindore, Sukubinë – Muriqan, gjatë vitit të kaluar e kaluan 2.359.655 udhëtarë, ose për dy për qind më shumë se në vitin 2017, mëson Portali Ul-info në Policinë Kufitare.
Njëkohësisht kaluan 619.497 automjete udhëtarësh ose për 2,75 për qind më shumë se një vit më herët.
Sukubina është pika më frekvente kufitare në Mal të Zi.
Kur u hap, në vitin 2002, u planifikua që nëpër te të kalojnë rreth gjysmë milioni udhëtarë në vit.