Wednesday , November 21 2018
Lajmi i fundit

Policia: TENTIM VRASJE NË PLAZHIN E MADH

Kradja nozemPolicia arrestoi D.K. (35) nga Serbia, me banim të përkohshëm në Ulqin, për shkak të dyshimit se ka tentuar të vrasë E.D. (66) nga Serbia, po ashtu me banim të përkohshëm në këtë qytet.

Policia mbrëmë rreth orës 20.30 u njoftua nga ana e mjekut kujdestar të Urgjencës së Ulqinit që aty u soll E.D., e që lëndimet i fitoi nga therja me thikë në pjesën e qafës, e pastaj u transportua urgjentisht në Spitalin e Përgjithshëm në Tivar për mjekim të mëtejmë.

Dyshohet se D.K. këtë vepër penale e kreu mbrëmë në Plazhin e Madh rreth orës 19.30, në mënyrën që pas shamatës dhe grindjes së shkurtë sulmoi E.D. me thikë kuzhine dhe i shkaktoi therje me thellësi 2 centimetra në pjesën e qafës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top