Sunday , May 28 2017
Lajmi i fundit

Policia: ULQINAKU SHKARKOI MBI 300.000 FOTOGRAFI TË PORNOGRAFISË SË FËMIJËVE

Prangat, Lisice, Policia, PolicijaPunonjësit e Drejtorisë së policisë në bashkëpunim me punonjësit e Policisë së Ulqinit, ndërsa në koordinimi dhe në bazë të kërkesës së prokurorit shtetëror në Ulqin, kanë dorëzuar padi penale kundër O.G. (30) nga Ulqini për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale pornografia e fëmijëve, njoftohet nga policia.

Siç dyshohet, O.G. në periudhën prej në qershor të vitit 2015 deri në janar të vitit 2016 na kompjuteri i tij ka marrë për vete, gjegjësisht ka shkarkuar nga interneti mbi 318 mijë fotografi me përmbajtje të pornografisë së fëmijëve të krijuara jashtë shtetit dhe pastaj i ka fshirë.

Punonjësit e Drejtorisë së policisë kanë kontrolluar banesën të cilën e shfrytëzon O.G. me ç’rast kanë sekuestruar dy lap top kompjuterë.

Ky është personi i pestë i identifikuar dhe kundër të cilit është dorëzuar padia penale në kuadër të aksionit “Posmatrac” (Vëzhguesi).

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top