Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

“Politika”, mars 1938: DY HARAPË TË ULQINIT NË DUBROVNIKË

Arkiv, Arhiva, Harapet e Ulqinit, Ulcinjski crnci

Harapët e Ulqinit gjithmonë ishin atraksion, i cili komunitetit tonë të vogël i ka dhënë sharmë të veçantë.

“Politika” e Beogradit e datës 12 mars të vitit 1938 shkruan se dy harapë të vegjël nga Ulqini ndodhen në Dubrovnik ku shkollohen dhe nganjëherë punojnë duke ndihmuar kështu prindërit e tyre të varfër. Vëllai i tyre, Rizo Harapi i njohur, ishte në atë kohë në Zagreb dhe punonte si liftboj në hotelin e njohur “Esplanda”.

Ato në “qytetin e Shën Vllahut” mbërritën  mbasi që tregtari i pasur dubrovnikas Gjusto Tezhak, i cili shpesh punonte me Ulqinakët, e luti babanë e tyre që t’i lejoi që ai t’i edukoi dhe shkolloi.

“Harapët e vegjël janë shumë të njohur. Meqë janë mirë të edukuar dhe për nga natyra të mirë, ato janë bërë simpatia e të gjithëve në Dubrovnik, veçanërisht e turistëve”, shkruante kjo gazetë para 76 viteve.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top