Saturday , January 18 2020
Lajmi i fundit

Politikanët për protestën: NEVOJITET MË SHUMË VULLNET I PUSHTETIT

Protest, ProtestaNjë sërë politikanësh ishin të pranishëm dje në tubimin protestues para ndërtesës të komunës së Ulqinit për shkak të gjendjes së arsimit në gjuhën shqipe.

Lideri i Lidhjes demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi ka thënë që duhet të formohet shërbim i veçantë pranë Ministrisë së arsimit për arsimim në gjuhën shqipe. „Kuadrot malazeze nuk duhet të kontrollojnë dhe caktojnë çfarë duhet të mësojnë fëmijë shqiptar. Kjo është e palejueshme dhe pakonceptueshme“, shtoi ai.

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq ka vlerësuar që ky problem mund të zgjidhet sikur të ekzistojë vullneti politik i pushtetit aktual. “Pres që veçanërisht partitë nacionale, që janë pjesë e pushtetit, të jenë shumë më “agresiv” në kërkimin e realizimit të këtyre të drejtave, të cilat janë të garantuara me Kushtetutë”, theksoi ai. “Përkrahim prindërit në ”

Edhe kryetari i Lëvizjes qytetare “Perspektiva” ka thënë se Shqiptarët nuk kërkojnë asgjë që nuk njeh Kushtetuta dhe ligjet. “I japim përkrahje prindërve në përpjekje që fëmijëve të vet t’iu mundësojnë arsimim në gjuhën shqipe”, tha Hollaj.

Foto: Fototeka e Ulqinit (FB)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top