Friday , August 14 2020
Lajmi i fundit

Politikë: AKTIVISTJA E SHOQËRISË CIVILE DRITA LLOLLA PËRKRAH PDS-në

Drita

Aktivistja e shoqërisë civile Drita Llolla deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të përkrahë Partinë Demokratike të Socialistëve.

Ajo në profilin e vet në FB publikoi këtë status:

Gjatë pesë viteve aktivizëm qytetar, qëndrimi im në lidhje me çështje politike ka qenë gjithnjë i qartë: integrimi i plotë i vlerave perëndimore mbetet një aspiratë në pritje për tu realizuar, me qëllimin që të sigurohet e ardhmja euroatlantike e Malit të Zi, arritja e paqes dhe e sigurisë së përgjithshme e vendit dhe e rajonit.

Për të vijuar aktivizmin tim politik, e përgjegjshme dhe e ndërgjegjshme ndaj rrethanave historike, si edhe ndaj kontekstit sfidues të momentit politik në të cilin Mali i Zi gjendet, kam vendosur që mbështetjen time gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare t’ja jap platformës politike e cila, për sa më lart, ka përmbushur objektivin e rëndësishëm strategjik të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, dhe synon që me po aq sukses të realizojë kushtet e domosdoshme për anëtarësimin e Malit të Zi në BE, Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS).

Në përgjigje të momentit i cili na imponon të gjithëve përgjegjësi specifike qytetare dhe aktivizëm të gjërë politik, ju ftoj që, pa dallim nga përkatësia kulturore, etnike apo fetare, të bashkoheni nëse ndani të njëjtin vizion, për t’u gjendur nesër bashkë në një kapitulli të ri si pjesë e pandashme e familjes europiane.

Duke qenë se aktivizmi im politik, fillimisht, nënkupton vijimin e punës në projekte konkrete në fushën e kulturës, si edhe mbështetje ndaj sektorit joqeveritar, shpresoj që kontributi im në këto fusha të vijojë suksesshëm me qëllim përmbushjen e nevojës së domosdoshme që vendi ynë ka për një zhvillim të qendrueshëm.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top