Friday , February 22 2019
Lajmi i fundit

Porcioni falas: KOMUNA PARTNER NË PROJEKT

porcion falas (1)Grupi i qytetarëve, i cili me 2 janar inicioi aksionin human të ndarjes së porcioneve falas, u takua sot me kryetarin e Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq.

Me kënaqësi të ndërsjellët u arrit marrëveshja de Komuna do të jetë partner në këtë aksion humanitar, si gjatë kohëzgjatjes së aksionit të ndarjes së porcioneve falas, ashtu edhe në periudhën e ardhshme, kur Ulqini, si shumë qytete në Mal të Zi do të bëhet me Kuzhinë Popullore.

Ulqinakët, në krye me nikoqirin, edhe një herë treguan humanizmin e vet dhe vërtetuan se janë njerëz me zemër të madhe, të gatshëm ti ndihmojnë atyre që kanë nevojë, konkluduan në fund të takimit vullnetarët e Porcionit falas.

Kryetari i Komunës e njohu rëndësinë e kësaj nisme, si të këtij aksioni, ashtu edhe të projektit të Kuzhinës Popullore dhe premtoi se do të jetë jetë partner serioz dhe i përkushtuar i kësaj iniciative humane.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top