Monday , March 27 2017
Lajmi i fundit

Port Milena: IN PORTO DI GOSPODARI…

Port Milana, KalimeraNë fillim të nëntorit të vitit 1896 mbas reshjeve të mëdha lumi Drin me një degë të vetën hyri në Bunë dhe përmbyti tërë zonën duke përfshirë këtu edhe Plazhin e madh dhe Shtojin. Uji me shpejtësi të madhe derdhej në Liqenin e Zogajve dhe në kanalin e hapur më herët kah deti.

Në saje të erozionit të madh u krijua porti “Gjerana”, i gjatë 2,5 km dhe i gjerë 150-200 m.

Pak kohë mbas përmbytjeve, kapedani Sulejman Bullari nga Ulqini, në rrugën nga Herceg-Novi për në Durrës, me anijen e tij “Huda verdi”, u ndal tek kepi i Gjeranave në mënyrë që të përcaktojë sa është thellësia në hyrje të kanalit në baltën e Zogajve.

Shkoi me varkë të vogël në kanal dhe me sondë me ndihmën e rremit erdhi deri tek konstatimi se përmbytja ka thelluar kanalin. Me anije hyri në kanal dhe u ankorua, e këtë pas tij e bëri edhe kapedani Jusuf Hoti me anijen e tij.

Kapedani i Ulqinit i dërgoi telegram Drejtorisë së porteve në Cetinë me këtë përmbajtje: “In Porto di Gospodari arrivato primo kapitano Bulari”(Në portin e Gospodarit mbërriti i pari kapedan Bullari).

Knjazi i thirri në Cetinë, i falënderoi për zbulimin e kanalit dhe iu tha: “Kanali do të marrë emrin e bashkëshortes time, Milena Petroviq”.

Prej atëherë kanali mban emrin Port Milena dhe me dekada ishte vend i sigurt për anije dhe “rezervuari” më i madh për shumëzimin e peshkut në Mesdhe.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top