Port Milena: MBËRRITI FATURA, POR JO REZULTATET

pORT mILENAInstituti për shëndet publik nga Podgorica ia dërgoi komunës së Ulqinit faturën me vlerë 1.333 euro për analizat mikrobiologjike nga Port Milena, por në administratën lokale pohojnë se akoma nuk iu janë dorëzuar rezultatet e analizave të ngordhjes së peshqve më 4 gusht në atë kanal, shkruajnë “Vijesti”.

Shefi i Policisë komunale Saubih Mehmeti ka thënë se në vend të faturës kaq të madhe ka pritur rezultatet, sepse, siç theksoi, opinioni ka të drejtë të dijë si erdhi deri tek incidenti ekologjikë.

Ai shprehu pritshmërinë se rezultatet nga Instituti do të merren në fillim të javës së ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…