Sunday , April 30 2017
Lajmi i fundit

Port Milena: NIS PASTRIMI ME ARGJILË, PËR REZULTATE DUHET PRITUR

Fildo ZyberiMe hedhjen e dhjetëra topa me argjilë të pasuruara me mikroorganizma të dobishme dhe efektive nga ura e vjetër, të shtunën filloi aksioni i “pastrimit” të kanalit të Port Milenë.

Siç tha shpërndarësi i autorizuar i kësaj teknologjie nga Japonia për Mal të Zi Boris Jabuçanin, kjo si rezultat përfundimtarë do të ketë kanal më të pastër të Port Milenës, pa erëra të pakëndshme, llum dhe baktere dëmtuese.

Mirëpo, nuk u tha se në çfarë periudhe do të ndodh kjo, veçanërisht për arsye se bëhet fjalë për sipërfaqe të madhe.

Gjatë këtij aksioni ishin të pranishëm sekretari komunal për veprimtari komunale Mustafë Gorana, si dhe drejtuesi i organizatës ekologjike “Hapi i gjelbër” Xhelal Hoxhiq.

One comment

  1. A isht Fildoja koordinator i Japonezve per Ulqin?

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top