Saturday , September 22 2018
Lajmi i fundit

Portal Analitika: PAJO PEPGJONOVIQ KANDIDAT KRYESOR PËR KRYETAR TË KOMUNËS

 

Pavle PepdjonovicBiznesmeni i njohur nga Ulqini, drejtori i Gragja Comerc, Pavle Pepgjonoviq është kandidati më serioz për kryetar të Komunës së Ulqinit, mëson Portali Analitika.

Burimet e Portalit Analitika thonë se Pepgjonoviq, i cili nuk është ndër aktivistët kryesor të PDS-së, do të ishte zgjidhje kompromis të cilin me shumë mundësi do ta përkrahnin SD-ja dhe partitë shqiptare.

Pepgjonoviq është ish basketbollistë i Ulqinit, Iva Borovica, Zeta dhe Tina Tajm nga Tivari, i cili herët e përfundoi karrierën. Shumë gjatë e drejtoi Klubin e basketbollit Ulqin, ndërsa ndihmon edhe disa klube të futbollit.

Burimet tona thonë se është shumë popullor në Ulqin ndër përfaqësuesit e të gjithë religjioneve dhe kombësive.

Nëse Pepgjonoviq e pranon funksionin, emrimi i tij mund të ndodh shumë shpejt, përfundojnë burimet e Analitikës.

5 comments

  1. Brravo kuj da qi i ka ra nermen per Pajon. Ky kishte qen njeri persmarit me e drejtu komunen- isht shum i drejt, zemer e paster edhe me perkrahjen e Pg, kishte mujt me ba shum te mira per Ulqin. Isht fare j pakoruptumon, si njeri e sportist i meriten 5 yje
    Ishalla edhe ne me na pa Zoti e me na nap nji kryetqr persmarit, ja si kta “nista roba” si deri tesh

  2. E sa per perkrahje prej SD ose partive Shyptare, e perkrahin ata cilin da kandidat si tja qes DPS perpara
    Tesh 28 vjet e perkrahin DPS ku direkt e ku indirekt e sat e ksaj dite ai isht DPS ma i forti, ja se kajn mi cu nji dor par tesh i cojn te dyja edhe kajn mu cu edhe ne kam kur kajn me votu, Pajon, Loron ose Lubon, cili da si ka me qen ay me u votu. Qe PD, pa u ul ne tavolin me bisedu, i kan pranu tana kushtet e DPS vec me qen pjes e qeveris lokale. Merre tesh ti vesht

  3. Mark K. Shkreli

    Pavle Pepgjonoviq? Ndoshta me mire do te tingellonte Pala Pepgjonaj? Nje njeri pretendent per postin me te larte te nje komune shqiptare duhet te kete edhe emrin, ashtu sikur ka edhe kombesine, SHQIPTAR.

  4. e arsyeshme dhe e vlevshme ky koment, keta gazetar/e ton shum her harrojn te shkruajn apo te komentojn ne gjuhen ton amtare sepse shum her ngaterrohen me ate te gjuhes serbo-malazeze

  5. Brravo Mark, kishte qen shum ma mir me qen ashtu, par isht nji fenomen interesant se shum katolik Shyptar Ulqinak deklarohen si malazez, edhe emnin e pershtasin. Rasti par isht kumara jem i cili me bab e me nan e gjysha isht Shyptar i fisit madh par deklarohet si malazi. Baba i ti i cili ka qen ne prti edhe ne funksion isht dasht me u paraqit ashtu si per me qen ma i pershtatshem. Arsy tjeter pse disa e nrrojn kombsin isht martesa me jo-Shyptare edhe aty shkojn pun posht. Urime per ata si e dijn edhe mburrohen me qen Shyptar ne ket koh, pa marr parasysh a jan katolik a musliman

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top