Sunday , August 18 2019
Lajmi i fundit

Portali Publik Buxhetor: MËNYRË EFIKASE E KONTROLLIT TË FINANCAVE PUBLIKE

Pa administratë të mirë nuk ka degë transparente dhe të përgjegjshme të pushtetit, por as institucione të pavarura. Administrata publike e mirëadministruar dhe profesionale, së bashku me planifikimin dhe koordinimin e politikave, procedurat e sigurta administrative dhe menaxhimin e përmirësuar financiar në sektorin publik kanë rëndësi kyçe për funksionimin e shtetit/Komunës. Administrimi i mirë dhe administrata publike funksionale janë kyçe për krijimin dhe mirëmbajtjen e besimit ndaj pushtetit, si dhe për krijimin e reformave të nevojshme strukturore me të cilët përmirësohen standardet jetësore në shoqëri.

Qëllimi i Programit të Reformës së Administrimit të Financave Publike është përmirësimi i kornizës strategjike dhe ligjore për zbatimin e kontrollit financiar në sektorin publik, si dhe të rregullave dhe procedurave për prokurimet publike. Konkretisht, kjo do të thotë buxhet të qëndrueshëm, zvogëlimin e borxhit publik, forcimin e administrimit dhe kontrolles financiare, përmirësimin e kontrollit të auditit dhe atij parlamentar, që kontribuon në administrimin transparent të financave publike.

Po ashtu, synim është edhe rritja e njohurive rreth çështjeve buxhetore dhe zhvillimi i diskutimit publik në këtë temë, ndër anëtarët e parlamentit, përfaqësuesit e mediave dhe të shoqërisë civile dhe aktorëve tjerë relevant, duke rritur kështu transparencën dhe përgjegjshmërinë e pushtetit në të gjithë nivelet dhe të institucioneve të tija buxhetore.Ilustrim, Buxheti, Budzet, Novac, Paratë, Euro, Grafikon, Grafiku

Një nga zgjidhjet efikase dhe inovatime në këtë drejtim është Portali Publik Buxhetor (Javni budžetski portal – JBP). Bëhet fjalë për sistemin elektronik të raportimit buxhetor i cili mundëson pasqyrimin mujor të shpenzimit të parave.

Administratat qendrore dhe lokale në Mal të Zi kanë obligim ligjor që një herë në tre muaj të njoftojnë deputetët dhe këshilltarët për realizimin e buxhetit, por kjo nuk ngjanë rregullisht. Mungesa e informatave për administrimin e mjeteve publike është pikërisht shkaku më i shpeshtë  i mosmarrëveshjeve në mes aktorëve të skenës publike, gjersa mbikëqyrja e ekzekutivit është një nga funksionet kyçe të Kuvendeve të Komunës.

Pra, Portali  Publik Buxhetor rrit transparencën dhe përgjegjshmërinë e administrimit të mjeteve publike dhe përmirëson luftën kundër korrupsionit, që ka si rezultat jetën më cilësore të qytetarëve.

Me implementimin e këtij Portali, administrata lokale tregon që është inovative, si dhe ka vullnet dhe gatishmëri të përmirësojë administrimin e financave publike dhe administrimin e mirë në nivel të vetëqeverisjes vendore.

Edhe më mirë do të ishte të bëhet një hap më tej, duke e bërë portalin të hapur për të gjithë qytetarët dhe të qasshëm nga cilido kompjuter. Kështu do të bindeshim konkretisht se reforma e administratës publike, përkatësisht reforma e administrimit të financave publike deri në vitin 2020, nuk është vetëm demagogji propaganduese.

Ky tekst publikohet në kuadër të projektit “Paraja publike për të mirën publike” të cilin e realizon OJQ “Horizonti i Ri” në kuadër të Programit për shoqërinë civile dhe mediat: Përkrahja e rrjeteve rajonale tematike të organizatave të shoqërisë civile – “OJQ-të si partnerë të barabartë në procesin e monitorimit të financave publike”, i cili zbatohet në nivelin e Ballkanit Perëndimor, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Logo za disclaimer

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top