Wednesday , June 19 2019
Lajmi i fundit

Portali Ul-info – medium i komunitetit: MBUSHËM GJASHTË VJET

UL info LogoSot, me 3 qershor, Portali Ul-info i mbushi gjashtë vjet. Prej krijimit të vet, mediumi ynë publikoi mbi 24.000 informata, komente, analiza dhe artikuj hulumtues në të dy gjuhët dhe përvetësoi rolin e dëshmitarit të pashmangshëm të ndodhive në këtë komunitet. Saktësisht, atë të mediumit të komunitetit.

Nisëm me modesti, por me vizion të qartë: që, duke u përmbajtur standardeve etike dhe profesionale, lexuesit t’i informojmë në kohë dhe saktësisht. Të krijojmë hapësirën më të madhe të lirisë.

Faktet dhe jetëgjatësia jonë tregojnë se kishim sukses. Po ashtu, që jemi mediumi më i lexuar, më i cituar dhe më me ndikim në mjedisin tonë. Patjetër, kemi numër të madh lexuesish në mesin e diasporës sonë.

Gjithashtu, me kënaqësi pohojmë se kemi partnerët tonë të punës të cilët njohën Portalin tonë si urë lidhëse me klientët e tyre.

E gjithë kjo është dëshmi që mediumi ynë arsyetoi qëllimin e formimit, e Ju, të nderuar lexues, çdo ditë na jepni besimin tuaj. Faleminderit!

Neve na mbetet t’ ju premtojmë se do të jemi edhe më të mirë! Dhe që së shpejti, ky Portal, do të ketë pamje të risuar.

Me respekt të veçantë,

Mustafa Canka, kryeredaktor

Admir Gjoni, administrator

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top