Thursday , October 18 2018
Lajmi i fundit

Portali Ul-info: PESË VITET TONA TË PARA

UL info LogoMiku më thotë që shoku i tij jeton në një shtet në Paqësor dhe se është mjaft mirë i informuar për situatën e përgjithshme në Ulqin.

E pyeti: si?, e ai iu përgjigj – ndjek Portalin.

Kjo është një nga mirënjohjet më të bukura për punën e përditshme të redaksisë tonë të vogël.

Dhe kështu mbi 1.800 ditë, plotë pesë vite. Në një ditë, mesatarisht, 12 lajme, analiza, komente, kuriozitet…

Realizuam çdo gjë që planifikuam, jemi bërë medium i respektuar, gjë që flet për lexueshmërinë, karakterin e portalit, profilin e informatave dhe politikën redaktuese. Kjo është një histori suksesi.

Por, Ulqini hynë në fazën e re të zhvillimit, ndërsa para nesh është obligimi që ta vazhdojmë këtë projekt dashurie ndaj gazetarisë së lirë dhe të përgjegjshme dhe ndaj këtij qyteti, të modernizojmë Portalin, të zgjerojmë rrethin e bashkëpunëtorëve…

Përzemërsisht falënderojmë të gjithë ato që shkruajnë për këtë medium, ato që na lexojnë dhe përkrahin, të gjithëve që reklamohen tek ne, pra të gjithëve që në çfarë do mënyre kanë ndihmuar ose ndihmojnë realizimin e këtij projekti.

Me respekt,

Mustafa Canka, kryeredaktor

Admir Gjoni, administrator

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top