Thursday , July 16 2020
Lajmi i fundit

Portali UL-info: SHTATË VITE NGA FILLIMI I PUNËS

UL info LogoTë mërkurën, më 3 qershor, mbushën plotë shtatë vite nga fillimi i punës së Portalit Ul-info. Ky është një përvjetor modest, por tregon për ekzistencën e medias tonë.

Në këtë periudhë 2.557 ditore publikuam saktësisht 26.996 informata, opinione, analiza ose kuriozitete, në dy gjuhë, që do të thotë se çdo ditë në Portalin Ul-info kishte më shumë se 10 përmbajtje të reja.

Besueshmërinë e medias e dëshmon fakti se ndiqet brenda dhe jashtë vendit, se na citojnë mediat tjera, se njerëzit na besojnë.

Prandaj, për shembull, është logjike që pikërisht përmes kësaj platforme diaspora e Ulqinit do të iniciojë promovimin e ideve, projekteve, planeve dhe vizioneve të veta për zhvillimin e kësaj komune.

Qasja profesionale dhe e përgjegjshme ndaj gazetarisë dhe opinionit të cilën e kultivuam gjatë tërë kësaj periudhë u vërtetua edhe gjatë pandemisë së koronavirusit. Lexueshmëria e portalit u rrit dukshëm, sepse opinioni dëshiroi dhe fitoi informatat e shpejta dhe të sakta, pa sensacionalizëm dhe përhapje të panikut.

Me kënaqësi theksojmë se pothuajse të gjitha kompanitë që reklamohen në faqen tonë, gjenden në Listën e Bardhë të Drejtorisë Tatimore. I falënderojmë për bashkëpunimin dhe iu dëshirojmë suksese në punë, njëjtë sikur të gjithë atyre që e përdorin faqen tonë për shpallje të ndryshme.

Patjetër, edhe të gjithë ato që na ndjekin dhe përkrahin.

Përzemërsisht,

Mustafa Canka, kryeredaktor

Admir Gjoni, administrator

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top