Friday , August 14 2020
Lajmi i fundit

Porti i peshkatarëve në Ulqin: QEVERIA PARASHEH QË KËTË VIT TË NIS NDËRTIMI

portiFillimi i ndërtimit të portit të peshkatarëve në zonën e Kepit të Gjeranave në Ulqin është paraparë për këtë vit, ndërsa me miratimin e Ndryshimeve dhe Plotësimeve të Studimit Shtetëror të Lokacionit “Kepi i Gjeranave Port Milena”, i cili momentalisht është në shqyrtim publik, do të krijohen parakushtet e nevojshme planimetrike për realizimin e këtij projekti milionësh, shkruan “Dnevne Novine”.

Siç thuhet, studimi i lokacionit “Kepi i Gjeranave Port Milena”, i cili ishte pjesë e rendit të ditës të mbledhjes së fundit të Qeverisë, parasheh edhe ndërtimin e marinës në fillim të Plazhit të Madh, por ky është një projekt i komplikuar në aspektin Teknik, gjersa ndërtimi i portit të peshkatarëve është urgjent.

Vlerësohet se me ndërtimin e portit të peshkatarëve do të jepet impuls i fuqishëm për zhvillimin e peshkatarisë në këtë pjesë të Malit të Zi.

2 comments

  1. po si, me mir tia vejn emrim projektit; “porto-san“ ose “porta e enderres“ sa her qe jan ne prag te zgjedhjeve vetem bejn premtime, mbas votimeve premtimet i harrojn dhe populli esht mesuar me thashetheme (premtime te kota).

  2. Valla, ati si i xen bes ktyne marrina, ishalla ja ban Zoti rrysk me jetu deri at dit kur t cilet solemnisht kja marin edhe ishalla e pret shiritin e kuq. Per peshkaxhi, bela e bajn nji qyqe plloce, pi betonit edhe hekrave par marina per jahta, me hotel n midis, me dega e me lule, si e kajn vizatu projektin, KURR. Partamilena isht e gjan 2-30 meter vene vene, e aj projekt kerken 300 meter minimum. Ose kajn me rrxu shpijat ose Otranti, dikush ka mi hanger

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top