Sunday , July 21 2019
Lajmi i fundit

Pozita e gjuhëve në përdorim zyrtar: DISONANCË NË MES GJENDJES NORMATIVE DHE ASAJ REALE

Mali i Zi me Kushtetutë dhe ligje përcaktoi mekanizmat institucionale të integrimit për komunitetet e pakicave nacionale. Ky shtet është i definuar si demokratik dhe qytetarë, pa dominancë të një grupi etnik, gjegjësisht si shoqëri multietnike dhe interkulturore.

Propagandohet rendi në të cilin çdo komunitet etnik kultivon veçoritë e veta. Në epiqendrën e tentativës që të ruhet identiteti i grupimit të caktuar etnik është mbrojtja institucionale e gjuhës me të cilën flasin anëtarët e tij, që është e garantuar me Kushtetutë. Gjuhë zyrtare në Mal të Zi është gjuha malazeze, ndërsa në përdorim zyrtar janë edhe gjuha serbe, boshnjake, shqipe dhe kroate.

Sipas Raportit të Këshillit të Evropës nga shtatori i vitit 2017, Mali i Zi bëri progres të caktuar në promovimin e gjuhëve të pakicave, mirëpo, vazhdon të ndjehet nevoja e zhvillimit të politikës, e cila do të mundësojë implementimin adekuat të Kartës Evropiane për Gjuhët Rajonale dhe Minoritare.What-languages-are-in-the-US

Siç shtohet në këtë dokument, gjuha shqipe ka pozitë të favorshme në arsim, gjyqësor, administratë dhe media, e veçanërisht në jetën kulturore, dhe theksohet se është e mundur pajisja me dokumente personale në këtë gjuhë.

Vërtetë, klima e përgjithshme në vend sa i përket kësaj çështje është përmirësuar konsiderueshëm, por ka shumë hapësirë dhe nevojë që gjendja të avancohet. Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar kanë komunikim të vështirësua me administratën publike gjatë përdorimit të gjuhës së tyre amtare. Këtu, para së gjithash, mendohet për akte të cilët i dërgohen organeve shtetërore dhe Komunës apo, më shpesh, pranohen prej tyre.

Ligji për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave përcakton se në njësitë e vetëqeverisjes lokale në të cilat pjesëtarët e popujve pakicë dhe të komuniteteve të tjera të pakicave nacionale përbëjnë shumicën ose një numër të konsideruar të popullsisë, sipas rezultateve të regjistrimit të fundit, në përdorim zyrtar është edhe gjuha e këtyre popujve pakicë dhe komuniteteve të tjera të pakicave nacionale.

Por, kjo dispozitë ligjore nuk zbatohet në, për shembull, Komunën e Tivarit dhe atë të Podgoricës, ku sipas regjistrimit të popullsisë nga viti 2011, Shqiptarët përbëjnë më shumë se pesë për qind të popullsisë së atjeshme, por as në Ulqin, në të cilën pushtetin me dekada e ushtrojnë partitë nacionale shqiptare.

Pra, edhe pse korniza ligjore garanton përdorimin e gjerë të gjuhës për të gjithë komunitet e pakicave nacionale, qytetarëve shpesh iu privohet mundësia që të realizojnë të drejtat e veta në këtë fushë të rëndësishme për ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit të vet. Me një fjalë, realiteti tregon mospërputhjen në mes mbrojtjes normative dhe përdorimit real të gjuhës në nivel nacional dhe lokal.
Publikimi i këtij teksti është pjesë e projektit „Gjuha ime – gjuhë e barabartë“ të cilin e realizon OJQ „Horizonti i Ri“ në partneritet me OJQ „UL info“. Projekti mbështetet nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Minoriteteve e Malit të Zi, në kuadër të Programit për zhvillimin dhe avancimin e të drejtave të popujve pakicë dhe bashkësive tjera etnike. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e donatorit.
Disclaimer, Projekti Ministria, Projekat Ministarstvo

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top