Thursday , July 18 2019
Lajmi i fundit

Pozita e gjuhëve të pakicave në arsim: E DREJTË QË GARANTOHET DHE SHFRYTËZOHET

“Ligjet në fushën e arsimit respektojnë konceptin e garancisë së përgjithshme kushtetuese për arsimin e pakicave në nivelin e synimeve të përgjithshme, por edhe të dispozitave individuale. Sistemi ka për qëllim integrimin e pakicave dhe ruajtjen e identitetit të tyre. Përfaqësuesit e popujve pakicë dhe të komuniteteve tjera pakicë kanë të drejtë të arsimohen në gjuhën dhe alfabetin amtarë”, tha drejtori gjeneral i Drejtorisë për Arsimin e Përfaqësuesve të Popujve Pakicë dhe të Komuniteteve Tjera të Pakicave Marash Dukaj.

Sipas fjalëve të tija, synimi është që planet dhe programet arsimore të përfshijnë temat nga fusha e letërsisë, kulturës, historisë, artit dhe përmbajtjet tjera, të cilët respektojnë kulturën dhe artin kombëtarë dhe promovojnë bashkëjetesën, tolerancën dhe mirëkuptimin e ndërsjellët.Marash Dukaj

“Tash disa vite Ministria e Arsimit dhe Enti për Shkollim, në bashkëpunim me Ministrinë për Të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe REF-in, organizojnë fushatën e regjistrimit të nxënësve të klasës së parë. Për këtë fushatë botohen fletushkat në gjuhën malazeze, shqipe dhe rome”, tha Dukaj.

Nga Ministria e Arsimit theksojnë se arsimi në gjuhën shqipe realizohet në të gjitha nivelet – nga arsimi parashkollor deri tek i larti. Në gjuhën shqipe arsimi zhvillohet në 12 shkolla fillore, shkolle fillore të muzikës në Ulqin dhe në katër shkolla të mesme. Vazhdon punën programi studimor për mësues në gjuhën shqipe në Podgoricë. Vëmendje e veçantë i kushtohet përgatitjes së kuadrove munguese për mësimin në gjuhën shqipe. Enti për Libra Shkollor dhe Mjetet e Mësimit me vëmendje të veçantë merret me hartimin e librave shkollor në gjuhën shqipe. Për çdo vit shkollor sigurohen kompletet e librave shkollor për arsimin në gjuhën shqipe për të gjithë lëndët shkollore.Shkolla e mesme, V. Bashkim

Po ashtu, ky resor i Qeverisë së Malit të Zi kujdeset edhe për arsimin e përfaqësuesve të RE popullatës në të gjithë nivelet me fokus në përmirësimin e arritjeve të tyre shkollore dhe shoqërore.

Siç theksohet, problemi më i madh është se mungojnë kuadrot arsimore për mësimin në gjuhën rome.

Përndryshe, me ratifikimin e Konventës Evropiane për Gjuhët Rajonale dhe të Pakicave gjuha rome është njohur nga Qeveria malazeze si gjuhë e veçantë e pakicave.

Gjatë vitit 2014 është publikuar “Romano abecedari”, gjegjësisht Abetarja në Gjuhën Rome, e cila përdoret si mjet ndihmës në mësim, ndërsa një vit më vonë edhe Fjalori i parë Gjuhë Malazeze – Gjuhë Rome dhe Gjuhë Rome – Gjuhë Malazeze.

Publikimi i këtij teksti është pjesë e projektit „Gjuha ime – gjuhë e barabartë“ të cilin e realizon OJQ „Horizonti i Ri“ në partneritet me OJQ „UL info“. Projekti mbështetet nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Minoriteteve e Malit të Zi, në kuadër të Programit për zhvillimin dhe avancimin e të drejtave të popujve pakicë dhe bashkësive tjera etnike. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e donatorit.

Disclaimer, Projekti Ministria, Projekat Ministarstvo

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top