Thursday , August 13 2020
Lajmi i fundit

Pozitivna: TË KTHEHET TOKA NË VALDANOS SI KINO BAHÇJA NË RANË

Fuad LamezevicMali i Zi Pozitiv vlerëson se kthimi i tokës së marrë pronarëve të mëparshëm në Valdanos është zgjidhje e vetme e drejtë ligjore, thuhet në kumtesën e kryetarit të Këshillit komunal Ulqin Fuad Lamezheviq.

“Në këtë rast bëhet fjalë për tokë bujqësore ku sipas ligjit nuk lejohet ndërtimi i objekteve. Po ashtu, kompensimi i pronarëve të dikurshëm për tokën e marr të cilin e përmend Qeveria, si pronar momental, ishte 90 për qind më i ultë na çmimi i tregut në periudhën kur është marrë toka”, shpjegon Lamezheviq.

Siç shtohet, duke marrë parasysh që pak kohë më parë Gjykata supreme solli vendimin përfundimtar që pasardhësve të familjes së Lala Zuber t’ia kthejë 676m2 në Ranë, në hapësirën e Kino bahçes së dikurshme, e cila me eksproprijim është marr para më shumë se gjysmë shekulli, me faj vetëm të Komunës së Ulqinit si pronarë, gjegjësisht Qendrës për kulturë si shfrytëzues, Pozitivna vlerëson se kërkesa e ish pronarëve për kthimin e tokës së marrë në Valdanos është legjitime.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top