Wednesday , July 26 2017
Lajmi i fundit

Pranohen kërkesat e Kolegjiumit: MBLEDHJA E KUVENDIT TË ENJTEN E ARDHSHME

Në ueb faqën e Komunës së Ulqinit u publikua propozimi i rendit të ditës për Mbledhjen e tretë të KK Ulqin.

Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dytë e Seancës së parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit,

  1. Pyetjet dhe pergjigjet e këshilltarve,
  2. Raporti për realizimin e Buxhetit të Komunës së Ulqinit për gjashtë mujorin e vitit 2017.,
  3. Informata për përgatitjen e sezonit turistik me theks të veçantë në punën e Policisë komunale, N.P. “Veprimtari komunale”, N.P “Ujësjellësi dhe kanalizimi, si dhe aktivitetet e ndërmarra me organet shtetërore rreth tejkalimit të problematikës së krijimit të kolonave të gjata në vendkalimin kufitar në Sukubinë,
  4. Raporti për realizimin e kredisë që është lidhur me bankën Gjermane për realizimin e objekteve infrastrukturore dhe komunale, posaçërisht raporti i Komisionit   për përcjelljen dhe mbikqyrjen e realizimit të mjeteve   kreditore  të BEI dhe bankës KFW, e cila ështe  formuar për mbikqyrjen dhe përcjelljen e realizimit të fituara nga kredia si dhe raporti me Vodakom – in,
  5. Propozim Vendimi për Llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Komunës së Ulqinit për vitin 2016,
  6. Propozim Vendimi për Shërbimin e policisë komunale,
  7. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në Statutin e Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Ujësjellësi e kanalizimi” Ulqin,
  8. Propozim Vendimi për vërtetimin e Vendimit për shtesen e parë të vendosjes së objekteve të përkohshëm për 2017-2019 në territorin e Komunës së Ulqinit ,
  9. Propozim Vendimi për plotësimin e Vendimit për kushtet dhe mënyrën e ekzekutimit të muzikës në objektet hoteliere dhe caktimin e rrugëve, pjesëve të rrugëve, lagjeve dhe lokacioneve të tjera për mbajtjen e tubimeve publike në hapësirë (jashtë),
  10. Propozim Vendimi për blerjen e tokës me qëllim të kompletimit të parcelës urbanistike nr. 205 nga ID PDU “Ulqini – qyteti” për lokalitetin “Kodrat 1” Komuna e Ulqinit – Kallaboviq Ibrahimit,
  11.  Propozimi i Raportit të punës i Kryetarit të Komunës,qeverisjes lokale dhe shërbimeve për vitin 2016,
  12. Propozimi i Raportit të punës dhe finansiarë i NP Qendra për kulturë për vitin 2015,
  13. Zgjedhjet dhe emërimet të anëtarëve të SHPK-së Ujësjellësi dhe kanalizimi, i Bordit të drejtorave SHPK-së Ujësjellësi dhe kanalizimi,
  14. Zgjedhja dhe emërimi i anëtarëve të IP Qendra ditore – Sirena dhe
  15. Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit në emërimin e Bilal Alajt nga Ulqini në funksionin e drejtorit të IP Qendra ditore – Sirena.

Vërejtje:Materiali për pikën e 2,3 dhe 4 të redndit të ditës do t ju dorëzohet më von.

Mbledhja do të mbahet me datën 20. 07. 2017 ( e enjte), me fillim në orën 11:00 në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

KRYETARI

Loro Nrekiq d.v.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top