Saturday , December 16 2017
Lajmi i fundit

“Pranvera poetike Durrsake”: MARRIN PJESË BERJASHI, GJEÇBRITAJ DHE KOVAÇI

Berjashi, Gjecbritaj, KovaciPoetët Ibrahim Berjashi, Ali Gjeçbritaj dhe Hajredin Kovaçi përfaqësuan Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në edicionin VIII të Festivalit “Pranvera Poetike Durrsake”, i cili u mbajt dje (të shtunën) në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Ata lexuan nga një poezi të papublikuar nga krijimtaria e tyre në konkursin e zhvilluar në kuadër të Festivalit. Poezitë e tyre u pëlqyen dhe u mirëpritën nga poetët dhe publiku i pranishëm. Poeti Ibrahim Berjashi ishte pjesë e jurisë për vlerësimin e poezive të konkursit letrar.

Në Festival morën pjesë rreth 50 poetë nga klubet e shkrimtarëve të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe shqiptarëve në Mal të Zi.

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” mori pjesë për të katërtin vit në Festivalin “Pranvera Poetike Durrsake”, i cili organizohet nga Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve – Durrës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top