Saturday , January 23 2021
Lajmi i fundit

Prej 2015: MË SHUMË FRANCEZ NË RIVIERËN E ULQINIT

Ulcinj, Ulqin, Kalaja, Stari grad, Mala plaza, Plazi i vogel, Rana, PristanPrej vitit të ardhshëm në rivierën e Ulqinit do të ketë numër shumë më të madh të turistëve nga Franca, mëson Portali Ul-info.
Pra, dje edhe sot përfaqësuesi i turoperatorit të njohur francez “Thalasso n 1” Sami Guenaoui ka biseduar me drejtuesit e NHP “Riviera e Ulqinit”, hotelit “Otrant” dhe “Pallatit Venecia”. Është arritur marrëveshja preliminare, kështu që nëpërmjet kësaj agjencie Francezët do të qëndrojnë në këto objekte në Adë, Plazh të madh dhe Kala kryesisht në para dhe pas sezon të vitit 2015.
Drejtoresha e Organizatës turistike Zana Sarvan po ashtu ka biseduar me Guenaouin dhe ka shprehur gatishmërinë të ndihmojnë në realizimin e këtyre aranzhimeve.
Qëndrimi dhe marrëveshjet për ardhjen e mysafirëve francez janë mundësuar nëpërmjet rolit ndërmjetësues të “ambasadorit të Ulqinit” në Paris Dijana Pelinkoviq, përndryshe drejtoreshës së përfaqësisë së “Montenegroairlines” në kryeqytetin francez.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top