Të enjten fillon manifestimi treditor “D’Olcinium international festival”, të cilin e organizon Organizata turistike dhe komuna e Ulqinit.Në kuadër të këtij manifestimi nesër në Katërkollë do të mbahet Dita e Shegës, programi i pasur kulturo-artistik dhe koncerti i ansamblit “Shota”.[
Një dit më vonë, të premtën, është planifikuar mbajtja e festivalit folklorik në Plazhin e vogël, në të cilin do të mblidhen 12 shoqata kulturore nga vendi dhe regjioni.
Të shtunën është parashikuar koncerti i madh muzikor, në kuadër të cilit do të mbahen koncertet e Adrian Lulgjurajt me bend dhe Sergej Qetkoviqit.