Monday , March 8 2021
Lajmi i fundit

Prej të dielën: NISIN NGJARJET E RËNDËSISHME KULTURORE

Ulcinj, Ulqin, Kalaja, Stari grad, Mala plaza, Plazi i vogel, Rana, PristanPanairi i 15 i librit i cili hapet të dielën mbrëma në Ranë do të shënojë fillimin e ngjarjeve të rëndësishme kulturore të cilat ditët dhe javët e ardhshme do të mbahen në Ulqin.

Këtë manifestim tradicional do ta hapin kryetarët e Kuvendeve dhe ministrat e kulturës së Malit të Zi, Kosovës dhe Shqipërisë, së bashku me nikoqirin, kryetarin e komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.

Të mërkurën nis edicioni i ri i “Kalimerës poetike”, manifestimit tre ditorë të cilin e organizon Shoqata e artistëve dhe intelektualëve “Art klub”.

Një ditë më vonë fillon tubimi më i madh ndërkombëtarë i organizuar deri tani, i cili i tërë është dedikuar reformatorit të Talmudit, Sabataj Cvisë, i cili vdiq në Ulqin në vitin 1676.

Të shtunën, në Kala, do të hapet solemnisht “Skena verore”, e cila do të zgjasë tre javë, e të cilën e organizon Qendra për kulturë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top