Friday , February 22 2019
Lajmi i fundit

PREJARDHJA E TOPONIMIT VALDANOS

ValdanosToponimi i gjirit parajsor të Valdanosit shpesh ka tërhequr vëmendjen e vendasve dhe shkencëtarëve. Në  opinion është përhapur interpretim që do të thotë “lugina e arrave”, e cila ka prejardhjen nga fjalët italiane “valle di noce”. Kjo hipotezë është e mbështetur në faktin që në rrethinën e afërt të plazhit në Valdanos ekzistojnë arrat shekullore.

Por, mendojmë që është më i drejtë interpretimi i linguistit nga Ulqini, prof. dr. Ruzhdi Ushaku. Ai ka vërtetuar që Valdanosi është toponim nga fjalët shqipe “vallja e nuses” duke theksuar që edhe në hartat më të vjetra Valdanosi është shënuar si “vale di nusi”.

Ndërsa kur flasin për Valdanosin, Ulqinakët këtë e bëjnë me dashuri të veçantë, sikur ti drejtohen gruas më të bukur, shtojzovalles apo sirenës, duke qen të bindur se ky është gjiri i tyre, vendstrehimi i tyre.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top