Friday , February 22 2019
Lajmi i fundit

Premiera: „SERVANTES DHE DULCINEA” MË 16 MAJ

ServantesTë premten më 16 maj, në 20.30, në Sallën e madhe të Qendrës për kulturë, do të mbahet premiera e dramës teatrale “Servantes dhe Dulçinea”, tha për Portalin Ul-info drejtuesi i këtij projekti Munib Abazoviq.

Ai theksoi që kjo dramë do të shfaqet fillimisht tre net me radhë: natën e parë do të ftohen personalitetet nga jeta publike, politike dhe kulturore e Ulqinit, por edhe regjionit, nata e dytë është e parashikuar për qytetarët që dëshirojnë ta shikojnë, ndërsa nata e tretë është e rezervuar për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore nga Ulqini.

Abazoviq është i bindur që kjo dramë, e cila për bazë ka dashurinë e robit të burgosur të kusarëve ulqinak, më vonë shkrimtarit të njohur spanjoll Miguel de Servantes dhe Ulqinakes së bukur, Dulçinea, do të pranohet shkëlqyeshëm nga kritika dhe shikuesit.

Rolet kryesore i luajnë Muho Uruçi, Flutra Mustafa, Shefqet Luca dhe Atif Hasanaga, ndërsa regjisor i dramës “Servantes dhe Dulçinea” është Munib Abazoviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top