Monday , January 20 2020
Lajmi i fundit

Press-i i parë i SFF: PREZANTOHEN MYSAFIRET SPECIALE TË FESTIVALIT

Seanema Film Festival PressOrganizatorët e të parit Seanema film festival (SFF), i cili zyrtarisht është hapur sot, kanë prezantuar të shtunën në konferencë për gazetarë mysafiret speciale të manifestimit: drejtoreshën e filmit grek “Days of change” Elena Zervopulo dhe protagonisten e filmit kolumbian “Life is Sacred” Ketrin Miranda.

Me ato bisedoi koordinatorja e SFF Drita Llolla.

Mysafiret në mënyrë të hollësishme dhe emotive prezantuan realizimet e tyre duke theksuar se me përpjekje të përbashkëta të njerëzve situata e vështirë mund të ndryshohet për mirë.

“Në film flasim për situatat jetësore të njerëzve të thjeshtë gjatë krizës në Greqi dhe solidaritetit të tyre të ndërsjellët në tejkalimin e vështirësive”, tha Zervopulo.

Duke marr si shembull ish kryebashkiakun e Bogotës, kryeqytetit të Kollumbisë, Antanasa Mokusa, Miranda tha se ligjet, morali dhe kultura janë mjetet më efikase në luftë kundër korrupsionit.

Press-in e drejtoi aktivistja e OJQ iAct Learta Hollaj.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top