Saturday , September 21 2019
Lajmi i fundit

Prezantohet oferta në Tiranë: TURISTËT NGA SHQIPËRIA ME QEJF PUSHOJNË NË MAL TË ZI

Tirana (1)Në kuadër të aktiviteteve për promovimin e ofertës turistike dimërore në tregun e rajonit, oferta aktuale turistike e Malit të Zi u prezantua të mërkurën në Tiranë.

Promovimin e ofertës turistike të Malit të Zi për mediet dhe agjencitë turistike e organizuan Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit në bashkëpunim me Organizatën Nacionale Turistike të Malit të Zi dhe organizatat turistike të Ulqinit dhe Kollashinit, ndërmarrjen e Skijimit të Malit të Zi dhe TA “Explorer”.

Në prezantim ishin të pranishëm ministri i turizmit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor të Shqipërisë Blendi Klosi dhe ambasadori i Malit të Zi në Shqipëris Dushan Mrdoviq të cilët shprehën kënaqësinë me bashkëpunimin e ndërsjellët të dy vendeve, në veçanti në segmentin e turizmit dhe theksuan se mysafirët nga Shqipëria me qejf vizitojnë Malin e Zi.

Në promovim foli edhe Qazim Hoxhiq, drejtori gjeneral në Drejtorinë për Zhvillimin e Destinacionit Turistik dhe Infrastrukturës Turistike pranë Ministrisë.

Në vitin 2017 dhe 2018 mysafirët nga Shqipëria shënojnë shkalla dyshifrore të rritjes në Mal të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top