Prezantohet Teatri “Teuta”: KONTRIBUT PASURIMIT KULTUROR TË ULQINIT

teatri-teutaQyteti pa teatër nuk mund të quhet qytet. Ulqini ka shumë talente dhe qëllimi jonë është që njerëzit kreativ t’i bashkojmë në mënyrë që të krijojmë në teatër, në dërrasa të cilat do të thonë jetë.

Së bashku me drejtorin e kësaj OJQ-je dhe regjisorit të disa shfaqjeve të suksesshme Munib Abazin, në këtë skuadër është edhe aktori Bashkim Alaj, skenografja dhe kostumografia Jetmira Hoxha, studentja e fakultetit të arteve Edina Mustafiq, arkitekti Mujo Uruçi, menaxherja e marketingut Albana Kurti – Zeçeviq, administratorja Eliana Peku dhe gazetari Suad Bejta.

Të gjithë ato kanë thënë se kanë vullnet të punojnë shumë në mënyrë që të japin kontribut në pasurimin e skenës kulturore të Ulqinit, duke theksuar veçanërisht gatishmërinë për të punuar me fëmijë dhe të rinj.

Drejtori i Qendrës për kulturë Astrit Salaj tha se ky institucion do të përkrahë punën dhe aktivitetet e Teatrit “Teuta”.

Drejtori Abazi paralajmëroi që ky grup teatror së shpejti do t’i prezantohet publikut me shfaqjen “Nana”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…