Friday , November 15 2019
Lajmi i fundit

Prim dr G. Karamanaga: IN MEMORIAM – LANO MUSTO SEFA (1947-2014)

Pas një sëmundje të shpjetë dhe të rëndë me 31 janar 2014 ndrroji jetë Lano SEFA. Ka qenë i lindur në Qyrke(Ulqin) në vitin 1947. Studimet nga ekonomia i përfundon në Pejë në vitin 1972. Si ekonomist i ri punësohet në hotelin “Albatros” ku së shpejti arriti që të  kryej detyrën e finansierit kryesor. Në ato vite kjo sipërmarrje hotelierike nën udhëheqësinë e z.Filip Martinoviq ka qenë ndër organizatat më të mira turistike në Ulqin si edhe në rajon.Lano SefaPas riorganizimit të shërbimit shëndetësor në vitin 1979 me propozimin e disa ekspertave  ekonomik të Ulqinit si edhe me kërkesën e drejtorisë së atëherëshme  zgjidhet për shefin e  parë  të kontabiltetit të Shtëpisë shëndetit. Lano Sefa është një ndër themelusit e Shtëpisë së shëndetit  të Ulqinit të pavarur. Duke respektuar punën e tij edhe atëherë  edhe tani  kjo organizatë publike shëndetësore ka pasur një stabilitet finansiar.Në kohën pas termetit me 15 prill  1979 ka  ndihmuar në rindërtimin e të gjithë objekteve shëndetësore të cilët sot janë në përdorim. Gjitahashtu, ka qenë shumë aktiv në përcjelljen e realizimin e reformës në shërbimin parësor në Shtëpinë e shëndetit.Sëmundja e ndaloji aktivitetin e vullnetin e tij. Në fillim të këtij viti i dorzoji dokumentat për pension. Vendimi i arriti me 20 janar 2014. Por nuk priti që ta marr as pensionin e parë. Me të gjithë drejtorat e deritanishëm ka pasur  bashkëpunim të mirë dhe korekt. Gjithmonë, ka qenë  në punë i rregulltë, nuk ka folur shumë, por çdo gjë e ka punuar me një seriozitet dhe profesionalizëm të veçantë.

Të gjitë ne kemi respekt për çdo gjë që ka bërë për kolektivin tonë. Ngushëllimet tona i takojnë edhe familjes së tij të nderuar.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top