Saturday , April 20 2019
Lajmi i fundit

Prim.dr G. Karamanaga: PLAZHAT E ULQINIT ME RËRË (RANË)

Të gjitha plazhat në bregdetin e Malit të Zi përbëjnë 32,7 km. Prej tyre 50% gjinden në bregdetin e Ulqinit.

Plazhi i madh – gjatësia 12,5 km, kurse gjërësi mesatare 100m. Ka qenë e quajtur edhe ”Bostan” sipas bostanit i cili prodhohet në afërsi (fusha e Shtojit), ose »Kopakabana e Ulqinit«. Peshkatarët e vjetër kanë thaën: ”pa shkom me gjujt në Zall të Madh”. Shtrihet nga gryka e gjirit të Porto Milenes në drejtim perendim-lindje deri të delta e Bunës. Gjindet nëlargësi prej 4 km prej qendrës së qytetit. Rëra (rana) është shumë e hollë me fraksione prej 150-250 mikronë. Është vërtetuarekzistenca e 24 mineraleve të ndryshme. Plazhi i Madh është shumë i përshtatshëm së pari për larje në detë, për rrezitje dhe përdorimin e rërës për terapi (psamoterapia), për zhvillime të aktiviteteve tjera rekreativo spotrive. E përshtatshme për të gjitha gjeneratat e posaçërisht për fëmijë si edhe mjekimin e shumë sëmundjeve. Po theksojmë këtu vetëm një grup të sëmundjeve me dobësinë e lëviyjeve të gjakut në ekstremitetet e poshtme (këmbët) ose latinisht syndroma varicosum. Duke ecur nëpër bregun e detit në thellësi 30-60 cm mundësohet aktiviteti dhe ringjallja e qarkullimit (lëvizjes) së gjakut i cili është i dëmtuar te këta të sëmurë.Plazhi i madhKarakteristikat e Plazhit të Madhë:

–          Gjatësia 12500 m, gjërësia 60-100 m, me kapacitetin 150000 njerëz për larje në detë.

–          Vegjetacioni rreth Plazhit të Madh: pylli i pishave dhe plepave në afërsi, orientimi i plazhit është veri-perëndim-verilindje.

–          Plazhi është i pastër, praktikisht pa ndotje dhe ekologjikisht një zonë ideale për pushim, rekreacion, mjekim, sport në tokë (plazhë) ose ato në detë.

Plazhi i qytetit (plazhi i vogël) – është në formën e gjysmërrumbullakët, dhe e ndërhyrë në kodrën e Pinjeshit. Kufizohet në një anë me Kalanë e lashtë dhe në anën tjetër me siujdhesën Suka .

Rëra (rana) është e ngjashme si ajo e Plazhit të Madh, dhe e cila këtu arrin prej lumenjëve shqiptarë: Buna, Kiri, Drini. Rryma e detit nën ndikimin e erës (frymës) juglindore si edhe rrymave të përafërta të bregdetit të Ulqinit. Ajo më së pari ndalohet te gjiri i porto Milenës dhe mandej deri te gjiri i Ulqinit. Hulumtimet e para lidhur me rërën e Ulqinit i kanë bërë shkencëtarët Italianë në vitin 1910.Malá Plaža a hradby mesta UlcinjKarakteristikat: gjatësia 300 m, gjërësia 15-25 m, vegjetacioni në afërsi: pylli i pishave, ullinjët, lulishtet e rregulluara në afërsi të shetitores (korzoja).

Afërsia e shumë restoranteve, objekteve për argëtim, kulturë.

Afërsia e marinës për anije të vogla dhe peshkim.

 

Plazhi i Adës – gjindet në grykën (deltën) e Bunës, në juglindje prej Ulqinit dhe në largësi prej 13 km prej Ulqinit. Lumi Buna në gjatësi prej 24 km e përcjell kufirin me Shqipërinë.adabojanaulcinjtoulcinj21Sipas disa dokumenteve ishulli Ada është formuar në këtë mënyrë:

Sipas lajmeve zyrtare anija italiane ”Merito” (64 tona) e pronarit Alegrati Arure më 1858 ka humbur në Bunë në afërsi të Shën Kollit. Kohë pas kohe rreth kësaj anije uji i Bunës e ngadalsoi të rrjedhjen e vet, duke formuar fillimisht një ishull të vogël nën sipërfaqen e ujit e mandej vjen deri të ndalja ,bi sipërfaqe të ujit (të lumit) dhe kështu formohet ishulli i cili ka rritjen e vet…

Sot ishulli Ada (delta e Bunës) ka pamje trekëndëshi, në gjatësi brenda lumit prej 3 km, e gjërësia më e madhe është rreth 2 km, lartësia është 3-4 m.

Karakteristikat kryesore të plazhit Ada:

Gjatësia është 2600 m, gjërësia 50-100 m. Vegjetacioni: pylli i lloj-llojshëm, si edhe lulishte e kultivuar pas ndërtimit të objekteve për turizëm të lartë (Ada I dhe Ada Lux). Erërat: maestrali, Shirogu, era e veriut (era e Bunës e ftohtë frym më së shumti në stinën e vjeshtës dhe dimërit).

Përveç komplekseve turistike të përmendura, janë të ndërtuar shumë retorane, shtëpi për peshkim dhe pushum. Në plazhin e Adës janë të mundëshëm: përveç larjes në detë, gjyetia dhe peshkimi, sportet në detë të të gjitha llojeve.

Gjithashtu Buna qëndron si lum me ujë të pastër dhe jo të kontaminuar. Në Bunë bëhet edhe strehimi i anijeve, barkave të vogla në çdo stinë të vitit.

Nëpër lumin Buna mundet të lundrohet prej daljes në detin Adriatik e deri në Shkodër (te ura e vjetër e Bunës, në Shkodër).

Ekziston mirëkuptim dhe bashkëpunim me palën Shqiptare nga Shkodra dhe Shqipëria për ringjalljen e lundrimit nëpër lumin Buna si ka qenë dikur deri në dekadën e pestë të shek. XX.

Në këtë mënyrë do të zhvillohen marrëdhëniet më të mira se deri tani, si edhe turizmi i gjyetisë, peshkimit, e gjithashtu edhe atij pushimoro-rekreativ dhe shëndetësor.

Lloji i plazheve Gjatësia (m) Lloji i bregdetit  
Plazhe me rërë 15400 Bregdet i përshtatshëm 18100
Plazhe me gurë (zhurë) 1000 Bregdet i përshtatshëm 18100
Plazhe shkëmbore 2700 Bregdet shkëmbor 14100
    Bregdet për përdorim të posaçëm (porte etj.) 500
    Bregdet jo i përshtatshëm 14600
Gjatësia e bregdetit në përgjithësi 32700

 

Tabela . Të dhënat për plazhet e Ulqinit

velika-plaza-2Rëra e pllazhave të Ulqinit është shumë e hollë, me fraksion prej 150-200 mikronë bie 85%  të përberjes së përgjithshme,ndërsa mineralet e peshave më të mëdha specifike  janë  edhe më të vogëla.Rëra e Ulqinit është me një radioaktivitet të lehtë, e përberë  nga mineralet  e shumllojshme ,paraqet një begati  të posaçme,por që deri  më tash e pashfrytëzuar me qëllime mjekësore.Është  poliminerare, gati një e treta e saj është e përberë nga  karbonati,më shumë kalcit se dolomit.Është vërtetuar  ekzistencae  24 mineraleve të ndryshme;nga karbonatet më shumë ka kuarc dhe silikat  feromagneziti.Në një përqindje të madhe janë  prezente edhe elementet e rralla.Shfrytëzohet në Plazhin e Vogël edhe në të Madhin por gjithashtu pa kontrollimin mjekësor të pacientit. Po ashtu nuk bëhet dozimi i terapisë dhe caktimi se cilëve të sëmurë kjo formë e terapisë i ndihmon. Nuk bëhet kontrollimi i temperaturës së rërës, ndërsa mirëmbajtja higjenike e rërës duhet të përmirësohet.terapia me rërë quhet psamotherapia.Rëra e nxehtë është një transmetues i pështatshëm i n grohtësisë,shaku i hidroskopisë(thitha e djerësës) së vet;gjithashtu mundëson djersitjen e vazhdueshme dhe mund të durohet mjaft.

Rëra shfrytëzohet në formën e aplikimeve lokale  dhe të përgjithshme në temperatura prej 45-50 grad C, në kohëzgjatje prej 20-30 minuta.Verës vetvetiu  nxehet nga dielli dhe shfrytëzohet nepër plazhe me helioterapi(rrezetimi në diell)ndërsa dimërit  në enët e cekta metalike,ose aparaturë speciale.

Indikacionet  e përdormit të rërës:

–          te pasojat e plagosjeve të ndryshme të aparatit lokomotor,

–          distorzitë,distenzitë,kontuzionet,

–          gjendjet pas luksacionit dhe frakturave të kontraktuara të nyjeve,

–          artriti, neuritisi,

–          pesmatimet kronike të organeve seksuale,gjinekologjike,

–          steriliteti parësor dhe dytësor.

Planifikimi i ndërtimit  i objekteve për terapi me rërë(psamotherapia)

Objekti në Plazhin e Madh

Tretmanet terapeutike munden të aplikohen:

  1. 1.      periudha maj – shtator nëjashtësi
  2. Balta minerale shëruesedo të shfrytëzohet në vendet me depo të peloidit – bazeni me thellësira prej 1m në afërsi të bregut të detit,
    1. Vendet të rregulluara për terapi me rërë … 100-150 shtretër
    2. Plazhi i rregulluar me kabina tër tesha (garderobë) 200 kabina,

Kapaciteti i terapisë në hapsira (jashtë) 1000-15000 tretmane në ditë.

2. hapsirat e mbyllura në kohën prej shtatorit deri në maj munden të realizohet peloido terapia dhe psamoterapia në vende të rregulluara në brendësi ku do të bëhet nxemja e rërës dhe të plotësoheb krejtësisht kushtet për aplikimin e këtyre faktorëve natyrorë dhe në kohëzgjatjen vjeshtë/dimër dhe në muajt e parë të pranverës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top