Sunday , October 22 2017
Lajmi i fundit

Prim.dr. Gani Karamanaga: DETARIA (vazhdim)

 

Punta e Nuradinit

Nuradini e ka pasur shtëpinë menjëherë mbi shkëmbin e madh, në Kalanë jugore. Si detar i vjetër, në kohën kur ishte i moshuar, u merrte me peshkim. Nën  shtëpinë e tij është një gji i vogël. Aty ai zbriste çdo mëngjes për të shkuar me fllugë në peshkim. Lundronte me rrema deri te  Bashbylyku ose deri në Mendër. Fllugën e lidhte për të dy shkëmbinj, ka një herë e hidhte edhe spirancën.

Edhe ne, si fëmijë, jemi ulur nëpër rrugicën siç është ulur edhe Nuradini dikur.

Gojëdhëna thotë se Nuradini ishte guximtar i madh. Flluga e tij shpeshherë qëndronte në Puntën e tij edhe kur deti ishte i trazuar.

Në pjesën e parë të shekullit XX jetonte në Kala Nuradin Shata.

Nuk ka vërtetim se ky ka pasur lidhje me Nuradinin e parë.

Sot nën Kala, në afërsi të Puntës Nuradinit, shkëmbinjtë u mbuluan me shtresë të betonit, për ta bërë plazh për turistë. Menjëherë mbi Puntën e Nuradinit, ndërtuesit e huaj kanë ngritur një objekt të madh, i cili e ka prishur ambientin e dikurshëm e kësaj pjese të kështjellës.

Jam i mendimit se ky veprim i ndërtueseve të sotëm i bëri   padrejtësi Kalasë, por edhe Puntës së Nuradinit, njërit prej simboleve të kësaj kështjelle mijëvjeçare.

Punta e Nuradinit                                                                                  Punta e Nuradinit

”Bonaca”

Myzafer (Jakup) Idrizaga e filloi ndërtimin e një sandalli në kopshtin e tij. Prej një druje manit i preu korbat, dërrasat i teri në diell. E bëri konstruksionin dhe e mëveshi barkën. Punoi disa muaj. Gati çdo ditë u tubonin fëmijët për të parë si punon Myzaferi. Kur e përfundoi ndërtimin, erdhi koha për ta bartur barkën – sandallin deri në Jalli. Kur e mendoj sot, nuk e kam fare të qartë se si ai sandall, prej 4,5 m gjatësie dhe 1,5  gjerësie, kaloi nëpër rrugicat e ngushta të Kalasë!?

Një ditë “Bonaca” u mbush me ujë për me ushtenjue.

(Dërrasat mbushen me ujë, afrohen dhe, ashtu, mbylljen ndarjet).

Myzaferi punoi edhe disa ditë në Jalli, për vendosjen e direkut dhe velit.

“Bonaca” doli prej Jallie.

Myzaferi e hapi velin dhe filloi të lundronte prapa bedenave të Kalasë, në drejtim të Gurit të Madh dhe Kepit të Bashbylykut.

Myzafer Idrizaga me “Bonacën”

Myzafer Idrizaga me “Bonacën”

Gjonja e peshkut

Z. ishte 15-vjeçar. Për t’i ndihmuar shtëpisë shkonte në peshkim me peshkatarët e vjetër. Mano Kahari e kishte shtëpinë në anë të djathtë, sipër rrugës e cila shkon prej Rane kah Pazari, mandej janë dy shtëpitë e familjeve Tivari dhe shtëpia e Muho Qiqrit. Mani ishte peshkatarë kurse Muhoja kuzhinier.

Një  ditë herët në mëngjes, Z. e merr për detyrë për të çuar prej gjumit, për të shkuar në gjonjë të peshkut Man Kaharin.

Por, gabimisht ai troket në derë të Muho Qiqrit.

Januz Truma, peshkatar, por edhe njëkohësisht kronisti i Ulqinit të vjetër, për këtë gjë, tha:

– Djali shnash e tumirë, qarr e sakat, në kamë se me çu Man Kaharin, ai çen Muho Qiqrin!Gjuetia e peshkut, arkiv, arhiva

Noc (Zef) Shkrela

(1909-1981)

Babai jonë është pensionuar kur ka pasur 60 vjet. Por nevojat e jetesës, si edhe  fillimisht gjendja e tij shëndetësore e mirë, ia ka mundësuar që të punonte më. Kështu ka qenë edhe kapidan në anijen “Lubnica”, të pronarëve Kapllanbegu – Ismajlaga , si edhe në anijen “Sllani”, e cila atëherë ishte në pronësi të Noc (Zef) Shkrela (1909-1981).

Noc Zefi Shkrela e kemi pasur edhe mik në shtëpinë tonë në Kala.

Më kujtohet kur erdhi një herë  dhe i tha babait:

– Kapidan, shtëpinë e ke të bukur, por nuk më pëlqen se në shtëpi hyni drejt prej rruge, për arsye se nuk keni oborr përpara…

Ai më kujtohet si një burrë në moshë, me flokë gjysmë të thinjura, punëtur i madh, bisedues i mirë.

Në barkën “Sllani” babai ishte kapidan, kurse Noci motorist dhe marinar.

Babai thoshte se Noci shpejt e ka përvetësuar zanatin e detarit.

“Sllani” e ka pasur  lundrimin e fundit kur u përmbyt në grykën  e Bunës.

Noci e babai u larguan prej barke.

Me babain tonë, Noci ka pasur një miqësi dhe bashkëpunim të mirë.

Peshkimi në Darwin

Besim Resulaga – Naga (1939) emigroi herët, në dekadën e gjashtë të shekullit XX,  së bashku me vëllanë e tij, Sadriun (1943), në Australi.

Fillimisht ka punuar në Melburn, por më vonë shkon për të jetuar në Darwin, i cili gjendet në bregdetin e Australisë veriperëndimore.

Atje ka pasur një anije për peshkim.

Prej detit është nisur në mërgim dhe në det ka mbërritur.

Isha fëmijë i vogël kur m’u kujtonte babai i tij, Musa Naga, i cili ishte një burrë i gjatë dhe kur i thërriste djemtë e tij.

Më vonë familjarisht dalin të jetojnë në Tivarin e Vjetër.

Besimi ka ardhur disa herë në Ulqin.

Jemi takuar dhe kemi biseduar për prejardhjen tonë të përbashkët, nga Shkodra.

Ai i bëri edhe hapat e para për të gjetur familjarët, në lagjen Ajasëm, në afërsi të Xhamisë së Plumbit.

Gjithashtu është munduar që ta kthejë pronën e tyre në Kala, të cilën e kishte  marrë Komuna, pas shpërnguljes së tyre nga Ulqini.

Gjithashtu edhe u kujdesi për nënën e tij plakë, Zyranë, së cilës i mundësoi një pleqëri të mirë.

Detaria, peshkimi, dashuria për vendlindje e okuponin në çdo moment.

Ishte edhe besimtar i mirë.

 (Nga libri në dorshkrim “Në derë të oborrit” Kallxime nga Kalaja)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top