Prim. Dr. Gani Karamanaga: DEVASTIMET NË ULQIN

UllishtaRrëfimi 1
Devastimi i ullishtës
Ullini është pemë e shenjtë, së bashku me fikun dhe palmën përmendet edhe në Kur`an. . Ullishta ka qenë gjithmonë njëra prej simboleve të Ulqinit. Janë mbjellur para qindra vjetësh .. Thojnë se i kanë sjellur prej lundrimeve detarët prej vendeve të larta, ullinjtë janë shumuar, janë ndërtuar kilometra murinjësh për të rrethuar dhe mbrojtur ullinjtë.
Dikur, detaria dhe ullishtaria ishin pjesa e jetës së Ulqinit. Vaji prej Ulqinit është shitur edhe në vende tjerë siç ishte Boka e Kotorrit, Dalmacia. Ullinjtë janë mbjellur në Lima, Bashbylyk, Qafë, Bisht (Valdanos), në Mal të Bardh, në Mendër. Nëpër ullishtë janë ndërtuar krojet :Kroi i Bashbylykut, Kroi i Begut, Kroi te Çinari i madhë, kroi në rrugë për Lima, Kroi i Zanave në Valdanos, Kroi i thatë, Kroi Doçe..
Ullishta është punuar në pranverë dhe verë. Në vjeshtë ka filluar stina e mledhjes .Voji i Ulqinit me aromë të këndshme, me shije të veçantë, ullinjtë e bardhë dhe të zezë të konzervuar.. Me ullishtë janë rritur gjeneratat, pajisur vajzat, shkolluar nxënësat e studentat.. Dikur ulqinakët me fuçia 200 litrash e kanë transportuar vojin me avullore deri në vende tjerë.. Përpara, ai si ka pasur një ose më tepër bylyk ullinjësh ka jetuar mirë , nuk ka qenë i varfër.
Në vitin 1979 Armata e Jugoslavisë i morri 18.000 mijë trungujë ullinjshë në vendin më të mirë në Valadanos. Pronarëve është jap një shërblim i vogël. Vetëm disa të ccilët nuk u pajtuan me gjygjë morrën një çmim më të mirë.
Pas demopkratizimit dhe mandej të pavarsisë të Malit të Zi ishin premtime që ullishta me u kthye ishpronarve. Por, asggjë nuk u bë, ullishta e Valdanosit mbeti e rrethuar dhe vazhdon devastimi i saj çdo ditë.
Por, në vitet e fundit ndodhi një gjë tjetër, vetëpronartë filluan në ullishtën tjetër ndërtme pa leje, më tepër për ofertën turistike. Edhe kështu edhe ne vet me vullnetin dhe dorë tonë vazduam devastimin e ullishtës të shenjtë. Si çdo gjë tjetër pushteti vendor edhe republikan i lejoj këto devastime. Në kohë të fundit janë duke u marr disa masa, por..

Bojana, BunaRrëfimi 2
Devastimet në Bunë
Lumi Buna (ser.Bojana. lat.Barbana) buron nga liqeni i Shkodrës. Është i gjatë 44 kilometra, ndërsa me sasi të ujit që sjell në det, i treti në Mesdhe (pas Nilit dhe lumit Po në Itali). Ai është rezervat natyror i botës bimore dhe asaj shtazore. Ekspertët e brendshëm dhe ato të jashtëm, në deltën e këtij lumi kanë regjistruar 143 lloje dhe nënlloje peshqesh
Sot isha në Shënkoll në afërsi të lumit Buna. Në këtë vend ajo ka rujtuar bukurinë e dikurshme, ngjyrën jeshill të kaltërtë.. Aty është kisha , arat te bregu, funerali i ndërtuar prej mërgimtarve nga Amerika. Shtëpiat e mëdha, të bukura janë pak ma largë prej bregut. Disa vendasit jetojnë aty, e disa prej Amerike vijnë vetëm verës në pushime.
Buna dikur,
Kujtimet e mia më kthyen në vitet pesdhjeta- gjashtëdhjta. Në Shënkoll janë ankarua-lidhur barkat e vogëla drurit të Ulqinakve. Ishin aty herë pas here : dy lundrat “Zhablaku” dhe “ Carev Laz”, “Mendra” e Rexhep dhe Omer Ficit, “Silni” dhe “Lubnica” e Zejnel Ismajlagës dhe Gani Kapllanbegut, “Suka “ e familjes të Bidin Selitës, barka e Osman dhe Shuajb Kromës. Ka një here edhe barkat për peshkim “Napredaku”, “Milloradi”, Shasingradi”.
Në Shënkoll kanë qenë shtëpiat e vjetëra të vëëllëzrve Matija dhe Zef Çataliqit ku mysafir shumë herë ishin detartë prej Kalasë së Ulqinit..
Para Luftës së dyt botërore nëpër Bunë kanë lundrue edhe anie më të mëdha deri në Shkodër , mandej edhe deri në Pllavnicë në Malin e Zi.
Babai tregonte se me anien “Bojana” duke lundrue nëpër Bunë janë ndalue në Lisna Bori, Fraskanjel.
Komshiu im në shëpinë e re në lagjen Meteriz Sul Alush Tahiri më tregonte:
“Babën tand dhe Osman Shurdhën i kam pasur miqë të mirë. Ata janë ndalue te na në Lisna Bori me “Bojanën”. Prej tyre kemi marr sheqer, krypë, makulure.. na i kemi dhanë prodhimet tona..”
Buna sot,
E xhuma-premte-ditë pazari në tregun e Ulqinit Takova Xhavit Ustabeqirin i i cilli ka vazhdue traditën familjare të peshkimit. Babai i tij ishte peshkatar me nam i dekadave të kaluara. E pyeta :
“A shkon në Bunë ?“
U përgjigjë më nostalgji :
“Buna ka ndryshue shumë,, është një laramani e madhe prej shtëpiave të mëdha dhe të vogëla në Bunë çka nuk bahet atje..tash verës gjoja e peshkut është e pamundshme,, më vonë në vjeshtë dhe dimër do të shkoj prep kanjëherë..”
Njëriu është ndërtuesi i i botës, por , sa i takon natyrës shpeshë edhe zhgatrruesi më i madhë..
Buna sot, në afërsi të urësë së re, më ndërtimet e parregulla, më ndotje të ambientit, nuk është më ai lumi më i pastërti dhe më i bukuri..
. Të mirat detare: në 2016 lulëzoi ndërtimi i egër në Bunë
Nga Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare u njoftua që gjatë vitit të kaluar u iniciua kontrolli inspektues për 221 objekte në këtë zone.
Siç mëson Portali Ul-info, nga ky numër 141 lëndë kishte të bënte me ndërtimin pa leje në komunë të Ulqinit.
Ndërsa nga ky numër madje 124 ishin për ndërtimin illegal në brigjet e lumit Buna. Përndryshe, në këtë hapësirë tani janë mbi 570 objekte ose 2,5 herë më shumë se para 15 vitesh! .
Lumi Buna më së pari duke falëmenderue ndërtimit jolegal nga na e ndërtuesve prej tëtë vrndeve të Malit të Zi si edhe anës të Shqipërisë ku derdhen ujërat e fabrikave dhe çdo gjë tjetër e papastër nuk është më ai si ka qenë dikur..

Objekti ne Kala, Objekat u Starom graduRrëfimi3
Devastimet e Kalasë
Dikur në pjesën jugpërendimore të Kalasë, menjëherë afër bedenit ishte një sipërfaqe e madhe. Nënë këtë vend gjendet Punta e Nuradinit.
Në mjes të kësaj fushe e rrethuar me murë ka qenë një bashçe dimenionëve përafërsisht 15x 10 metra të cilën e punonte Petko Lumoviqi. Në anë tjetër është xhebanja (depo për armë në kohë të sundmit turk. Në mjesë të bedenit në pjesën jugëlindore Myrto Bushati ka pasur kopështë.
Në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XX pushteti i atëhershëm në këtë vend ndërtoji teren sportiv me tribina, vendëulse prej betonit..
Në dekadën e kaluar, Gjyqi i Ulqinit dhe ai republikan në Podgoricë këtë sipërfaqe ja kanë dhënë familjarve të Joko Zecit. Pronarëve të rrinjë i takoji koplet sipërfaqja me gjithë bedenet e Kalasë në këtë pjesë.
Sipas tregimeve të gjithve, posaçarisht atyre të moshuarve, Joko Zeci me Lale Zyberin nga Cetina kanë ble vetëm pjesësn –bashçen të cilën e punonte Pekto Lumoviqi.
Mandej , ky vend u bë pronsia e shtetasëve Rus. Pronarët e rrinj filluan ndërtimin e hotelit modernë në jugëpërendimin e Kalasë të lashtë.
Para syve të pushtetit vendor, por edhe atij republikan filloji ndërtimi i këtij objekti..Pasi ndërtun disa etazhë nën , ngëritin edhe tre etazhe mbi tokë .
Më vonë, punimet i ndaluan..
Por, edhe kalalitë nuk u përmbajtën rregullave të ndërtimit. Tash shihen objekte me dritare të mëdha, diku edhe me alumnin, diku janë qitur edhe llozha, ballkone..
Kam për detyr për ti veçue disa të cilët i rrespektuan rregullat e ndërtimit në Kala: Myzafer Vogliqi, Ali Peshku, Ruzhdi Karamanaga, Gani Rsulbegu. Hasan Karamanaga.
Nomalishtë aty janë edhe ndërtuesit shetëror të ciltë ndërtuan Pallatën e Ballshajve dhe Venezia.

Rrëfimi 4
Fusha e Ulqinit ishte e kultivuar me uullinjë dhe agrume. Por, pas kthimit ishëpronarëve pushteti vendor aprovoji Planin urbanistik dhe aty po ndërtohen shumë objekte me leje.
Isha duke vizituar Nikola Gojniqin, mikun e babait tim. Ai deri me tërmet ka jetue nën Kala pran detit. Tash ishte në banesë të re në afërsi të Shtëpisë së shëndetit. Dola në dritare dhe i thashë Stanës gruas së Nikollës:
„Stano, što imate lijep pogled odavde(po shikoja nga Gjerana).
E moj sine, ovo mi je kao kod moje Rade u Bijelo Polje, ja sam navikla da gledam more..“ Ishte përgjgjja e plakës.
Edhe kështu, me ndihmesën e pushtetit vendor u prishë Fusha e Ulqinit dhe gjelbërimi.. u ndërtue një lagje e re si në Bijelo Polje në qytetin kontinental të Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…