Thursday , December 13 2018
Lajmi i fundit

Prim. Dr. Gani Karamanaga: DR. MYRTO (SYLEJMAN) SALAJ – MJEKU I VENDLINDJES

Myrto SalajTë hënën me 3 dhjetor u hap lajmi për largimin nga jeta e Dr. Myrto Salaj. Ka qenë i lindur më 1946 në Katërkollë. Shkollën fillore e ka mbaruar (1960) në Katërkollë, ndërsa shkollën e mesme të mjekësisë (1964) në Cetinë.

Prej Ulqinit në vitin 1960 në shkollën e mesme për infermieri në Cetinë u regjistruan : Sabahete Çapuni, Vjekosllava Nikolaidis, Ljubica Merluci, Daut Gjoni, Myrto Salaj dhe Gani Karamanaga.

Mjekësinë e ka studiuar dhe mbaruar në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë, në vitin 1974. Pas mbarimit të stazhit të mjekut praktikant ka punuar mjek i praktikës së përgjithshme në Katërkollë, nga viti 1975 deri në vitin 1981.

Gjatë kohës dhe pas tërmetit 1979, i cili e ka goditur komunën e Ulqinit, pandërprerë ka qenë në terrenin e Katërkollës dhe ka ofruar ndihmën e duhur shëndetësore popullatës së rrezikuar.

Në Institutin për Mjekësinë e Punës në Beograd e ka specializuar mjekësinë e punës. Specializimin e ka mbaruar në Institutin e përmendur, në vitin 1984.

Nga viti 1984 punon pandërprerë si specialist në Dispanserinë për Mjekësinë e Punës në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin.

Ai është i pari specialist i mjekësisë së punës në komunën e Ulqinit.

Kështu, dr. Myrto Salaj tërë jetën dhe punën në mjekësi ia kushtoj vendlindjes së tij.

I takonte gjeneratës së mesme të mjekëve nga Ulqini. Gjithmonë i qetë, i përkushtuar për të sëmurët. Edhe kur ishim nxënës në Cetinë ka qenë i shoqërisë, sportist i mirë. Edhe në mjekësi, nuk e di se është zemëruar ndonjë herë, ishte shembull si duhet të ishte mjeku sipas betimit të Hipokratit.

Pas pensionit, në Katërkollë mbolli ullinj të rinj..Udhëtarët të cilët kalojnë atypari takohen me ullinjtë e Dr. Myrtos.

Myrtoja ishte shoku i jonë që nga fëmijëria.

Ngushëllimet tona i takojnë familjes së tij, farefisit e më gjerë.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top