Thursday , June 4 2020
Lajmi i fundit

Prim. Dr. Gani Karamanaga: Historiku  i pandemive

Gripi  Spanjol –  1918. (H1N1)

Gripi i Azisë-1957-58. (H2N2)

Gripi i Hong-Kongut – 1969 (H3N2)

H1N1 – Gripi i derrave – 2009

Corona-Covid 19     2020 –

Pandemia e parë  (epidemi me përmasa të mëdha gjeografike) ka qenë me 1918-1919 me emrin “Gripi spanjoll”. Atëherë kanë vdekur në tërë botën rreth 20 milion njerëz. Në vitet 1956-1957 prej Hong Kongut është përhapur “ Gripi i Azisë” me mortalitet (vdekshmëri) të madhe.

Epidemitë e gripit lajmërohen në cikle: tipi “A” është prezent çdo 2-4 vite, kurse tipi “B” çdo 4-6 vite.

Në kushtet bashkëkohore kur jeta është shumë e shpejtë dhe komunikimi ndërmjet qeverive dhe kontinenteve zhvillohet në mënyrë intensive, përhapja e gripit është shumë e shpejtë dhe atëherë kemi epidemi edhe pandemi.

1.“Gripi Spanjoll”(“kolera)

Pandemia e fundit globale ishte “Gripi Spanjoll”, që në vitet 1918-19 shkaktoi vdekjen  e 20 – 50   milionë njerëzve, më shumë se  u vran ë në  Luftën  e Parë Botërore.Atëherë e kanë qujtuar “kolera”.Babai tregonte se për një kohë të shkurtër vdiqën edhe babai dhe nëna e tij Mulla Ismaili dhe Zylihaja.”Për çdo ditë, në Ulqin  ka pasur disa të vdekur..Nuk ka pasur kush t’i varrosë” tregonte  babai Hasan Cano Karamanaga ose si e kanëujtuar “Cani i Hoxhës”.

Epidemia e “Gripit Spanjoll” ose “Ethet Spanjole “(La Gripe Española, La Pesadilla), ka filluar  pas Luftës së  Parë Botërore në vitin 1918. Për dy vjet kanë vdekur prej 20-50 milionë njerëz, d.m.th tri here më shumë se luftën  e mëpërparshme.” Gripi Spanjol” ka qenë posaçërisht i rrezikshëm për moshën rinore. Sëmundja është zhvilluar shumë shpejt dhe vdekja ka qenë pasojë  e pneumonisë fatale (ndezje e mushkërive infektive). Virusi

Sëmundja është përhapur shpejt në tërë botën. Kjo ka qenë pandemia e parë e regjistruar e gripit vdekjeprurëse. (pandemia –prej gjuhës greqishte„pan”  dhe„demos” – të gjithë nerëzit). Pas  pasojave të mëdha “Ethet Spanjoll” tërhiqen shpejt në vitin 1920 në mënyrë edhe si kanë  ardhur.

Edhe pse quhet  “Gripi Spanjoll” nuk ka zanafillën në Spanjë. Mendohet se është nisur  prej bazave ushtarake në SHBA  dhe është përhapur në Evropë kur Amerika është kyçur në Luftën e Parë Botërore. Vendi i fillimit të infektimit ka qenë  rajoni Haskel  në Kanzas.

Epidemia e gripit më parë është përhapur në tërë Amerikën Veriore. Mandej  ka kaluar  në Evropë, Azi, Afrikë. Ka mbrritur deri në pjesën e Arktikut  si dhe në pjesët jugore të Pacifikut. Aktivitetet ushtarake( dërgimi i ushqimit dhe teknikës për luftë në front, si edhe trupave ushtarake) vetëm  e kanë ndihmuar përhapjen e epidemisë së gripit fatal për jetën e njerëzve në tërë botën. Në këtë mënyrë është zhvilluar pandemia .

Emërtimi “Gripi Spanjoll” ose “Ethet Spanjoll” vjen  nga çasti kur epidemia kalon prej Francës në Spanjë . Atëherë janë infektuar disa milion njerëz. Personat me imunitet të  ngritur ( siç janë të rinjtë) kanë qenë  më  shumë të rrezikuar më shumë se fëmijët ose të moshuarit. Hulumtimet e mëvonshme të shkencëtarëve e kanë vërtetuar se  citokinët  ishin shkaktarë  të virulencës dhe të  vdekshmërisë së madhe  nga  “Gripi Spanjoll”  i vitit 1918.Vendet-organet të cilët i sulmon virusi

Vendet-organet të cilët i sulmon virusi

2.SARS-i (sever acute respiratory syndrome)

Është sëmundje e rëndë akute me zhvillim të shpejtë dhe me ecuri progresive e regjistruar për herë të parë në Azi, Amerikën Veriore dhe në Evropë. Informatat janë të bazuara në Organizatën Botërore të shëndetsisë (WHO) prej CDC-Health Canada, si dhe qendrës për kontrollimin  e kësaj semundjeje në Atlanta të SHBA-së.Gjithashtu edhe në bashkëpunim me mjekët dhe shkencëtarët nga: Hong-Kongu, Taivani, Singapori, Britania e Madhe, Sllovenia, Kanadaja e SHBA. Deri me 21.03.2003 shumica e të semureve  kanë qenë në moshën 25-70 vjeçare e të gjithë më parë kanë qenë të shendoshë. Disa pacientë, ku SARS-i ka qenë në menyrë suspekte (ende i paparaqitur) kanë qenë në moshen fëmijërore, deri në moshën  15 vjeç.

Inkubacioni (koha prej kontaktit me të semurin dhe deri te paraqitja e shenjave të para të semundjes) është 2-7 ditë, maksimalisht deri në 10 ditë.

Pamja klinike: 1.faza para semundjes-prodromale: plogështi, dhimbje në stomak, dhimbje e kokës, dobësi e përgjithshme, lodhje e muskujve. Disa persona kanë edhe simptoma të lehta respiratore dhe barkëqitje(diare).

2.Faza akute ose faza e paraqitjes  së semundjes: temperaturë e lartë, dridhje(ethe), dhimbje trupit, vështirësi në frymëmarrje( dispnea), e cila gjendje keqësohet së shpejti, prej orës në orë, kolla e vazhdueshme, si dhe dobësia e pergjithshme e organeve të frymëmarrjes dhe të zemrës (insuficienca kardio-respiratore.

Ndryshimet radiologjike: në mushkëri mënjeherë zhvillohen ndryshimet me pneumoni masive e cila është e quajtuar si pneumonia masive- ose pneumonia atipike- fantomike.

Diagnoza diferenciale ndërmjet gripit dhe SARS-it:

Dallimi më i madh është se të SARS-i, pneumonia atipike, me ndryshime radiologjike, zhvillohet menjëherë, kurse te gripi shumë rrallë si komplikim. Të gjitha simptomat e tjera te gripi janë më te lehta.

Fillimi i SARS-it

Organizata Botërore e Shëndetsisë ka lajmëruar se rasti i parë prej SARS-it lidhet me epideminë në spitalin ‘Princi nga Uellsi’ në Hong Kong. Hulumtimet e mjekëve epidemiologë vertetojnë që 7 persona janë të lidhur me paraqitjen e rasteve të para të SARS-it. Këto persona kanë banuar në muajin shkurt në hotelin ‘Metropol’ në Kowllon. Këtu numërohen edhe tre mysafirë nga Singapori, dy nga Kanadaja dhe nga Kina e Hong Kongu, të gjithë këto persona kanë banuar në katin  VII të hotelit, në periudhen prej 12 shkurt deri me 2 mars 2003. Rasti i parë ka qenë banori i Hong Kongut i cili ka banuar në hotel prej 15-23 shkurt 2003. Mysafiri prej Kinës Jugore është sëmurë brenda një jave para se ka qenë mysafir i hotelit dhe ky mirret si burim i infektimit të SARS-it.

Mendohet se epidemia e pneumonisë atipike në Kinën Jugore, në fund të vitit 2002, ka qenë fillimi i epidemisë së SARS-it.

Në këtë menyrë shpjegohen rastet e semundjes së SARS-it në vendet e zhvilluara, siç është Kanadaja, ku deri tani ka rreth 400 raste te semurish vdekshmerine e 18 personave.

3.Influenza e derrave ose “gripi i derrave

Është sëmundje   shumë infektive   e organëve të frymarrjes-ngjitëse e shkaktuar  prej  virusëve të grupit “A”.Përqindja e sëmunshmërisë është e madhe,kurse vdekshmëria  1-4 %/.Virusi:i takon nëngrupit H1N1,kurse  nëntipët tjerë gjenden në afërsi të kafshëve-derrave-H1N2, H3N1,H3N2.Derrat munden të infektohen edhe me virusin e shpezëve si edhe të njeirut.Viruset e derrave edhe pëse janë specifik për këto kafshe shtëpijake, munden ta kalojn kufirin dhe të infektojnë edhe njerëzit.Virusi H1N1 përcillet deri te njeriu prej derrave të infektuar përmes  ajrit –aersolit, si edhe me kontaktet direkte , si edhe  nepër duarët dhe  materijalet të kontamunuar prej të sëmuarit, çdo me than ështe e mundshme edhe infektimi përmesë organëve digjestive-të tretjes. Simptomet e këtij gripi nuk janë shumë të rëndë , janë të ngjajshëm me ato te gripi sezonal-human dhe mjekimi është i mundshëm me medikamentat prej familje  të Ostalmavir.

4.Gripi i shpezëve-Influenca avianum

Gripi i shpendëve-influenca avianum është infeksioni i shpendëve  i shakaktuar nga çdo virus i  influencës A me indeksin patogjen më i madhë se 1,2 ose infeksioni i   me A virusin  të nëntipëve H5 ose H 7 ku  nukleoidët  tregojnë prezencën e  aminoacidëvbazike  multiple në zinzhirin e neuroaminidazave . Është sëmundje infektive dhe i tekon grupit zoonoze.

Për herë të parë paraqitet në Itali para më shum se 100 viteve.

Epidemia e parë e dokumentar  është në Hong-Kong në vitin 1997 dhe l999 në Holand-ku ka pasur edhe të vdekur te njerzit prej ksaj sëmundje.

Sëmundje shum kontagjinoze te shpendët shtëpijakë si edhe të atyre nga regjistrit të A OIE.

Eshtë e përhapur  te të gjithë shpendët: pula,biba,shkurtrat,pllumbat.fëllënzat,fazanët,pata,rosa ,struth-makushi e tjerë.. shpendët në kafazë,shpendët i egjër.

Rezervoari primar:  shpezët e egjër (20 -42 tip)-derri,njeriu,brejtësit,maca.

Historiati i sëmundjes

  • god. – ”Fowl plague”, Edoardo Perroncito
  • god. – Centanni i Savunozzi, shkatari filtrabil
  • god. – klasifikimi i virusëve (H5 i H7)

Shkaktari

Ortomiksovirus – influenca virus tip A,diametri 80 -120nm,ARN ,16 nëntip HA,9 subtip NA

Krahazimi i pandemive Gripit Sëpanjkol dhe  Corona-Covid 19.

-i  ndan një shekull

– Vdekëshmëra e madhe,

– agresiviteti i madh i shkaktarit

Në fund

Është mirë si të njoftohen lexuesit dhe opinioni i gjerë me historikun e pandemive..

Pak e shumë të gjithë pandemitë kanë ardhur prej  Azisë.-Lindja e Larët

Në këtë botë , njerëzimit nuk janë më të fuqishmit,

Viruset janë  armik  i madh i njerëzimit

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top