Wednesday , November 21 2018
Lajmi i fundit

Prim.dr Gani KARAMANAGA: HISTORIKU I SHËRBIMIT PEDIATRIK NË ULQIN

Shtepia e shendetit, Dom zdravljaSipas Arkivit të Malit të Zi Dr. CEMENOBUR-R (“Rus”), ka qenë mjeku i pare në Ulqin në vitin 1919. Ka punue deri s aka ardhur dr.Mihailo Matanoviqi në qershor të këtij viti.. Sipas dokumentacion it Dr. Cemenobur ishte mjeku i parë në Ulqin pas Luftës së Parë Botërore.

Ambulanca e parë në Ulqin
Ka qenë në shtëpinë e Vladikës në Ranë. Në vitin 1923 është hapur Ambulanca antimalarike më qëllim e ka pasur luftën kundër malaries, si njëra nga sëmundjet më masovike dhe më të rënda të asaj kohe.
Stacioni i pare shëndetësor me banjë publike

Është ndërtuar në vitin 1929 në lagjen Ranë pak më poshtë se gadishulli Suka. Aty ishte edhe shtëpia e bukurë e Beqir Sumës nga Shkodra. Atëherë fillon një shërbim shëndetësor më i gjërë për popullatën e Ulqinit. Në Sukë në vitin 1936 ndërtohen hotelet e pare në Ulqin “Jadran”-i dhe “KO0-P”-më vonë hotel “Galebi” .

Stacioni i pare shëndetësor me banjë publike ka pasur këto pjesë:
– mjekësia për të rritur
– Laboratoriumi
– Ambulance dentare
– Shërbimi administrativë
– Dispanzeria për fëmijë
– Në parter ishte shërbimi higjijeno-epidemiologjik-
– Shërbimi për luftën kundër malaries
– Tehnika dentare
– Depot për karburantë
– Magacini-depo
– Banja publike më ujë të ngrohtë. Shërb imet aty kanë qenë falas.

Shiqimet specialistike janë bërë në vendet tjerë:: Dubrovniku, Cetina, Shkodëra..

Në oborrin e stacionit shëndetësor kanë qenë tri vaska prej materialit të fortë për kultivimin e një llojë peshku të vogël– gambusie të cilat janë lëshuar në kneta dhe vende ku janë tubuar muskonjat . Ky llojë peshku jetonë në ujërat e Liqenit Shasit në afërsi të Ulqinit. Gambuzia affinis ka prejardhjen nga lumi Misisipi në Amerikë. Fillimisht është transportue në Spanjë dhe Itali . Në Jugosllavinë e vjetër më së pari ishte në vitin 1925 në Trogir (Dalmacia). Në Tivar dhe Ulqin në vitin 1930 i përderonë në luftën kundër malariesë dr Georgije Abramov.

Dispanzeria për fëmijë ka qenë në katin e pare. Është përberë nga:
– Dhoma për panimimin dhe përgatitjen e fëmiut
– Ordinanca e mjekut
– Dhoma për intervenime dhe inzheksione dhe vaksina.

Ky objekt ka qenë në funksion, si stacion shëndetësor, deri në vitin 1966. Pas bartjes, në të qe vendosur shkolla për nxënësit në ekonomi. Në zjarrin e datës 31 tetor 1969, objekti është djegur me themele. Në zjarrin e datës 31 tetor 1969, objekti është djegur me themele.

Tabela
Kryeshefat dhe drejtorat në shëndetësinë e Ulqinit
Kryeshefat
1.Dr Abramov Georgije………………….1921-1932
2 Dr Sava .Shauliq ………………………..1932-1940
3.Dr Marko Popoviq………………………1940-1945
4.Dr Marko Popoviq………………………. 1947-1958
4.Dr Vladimir Anagnosti………………..1958-1960
5.Dr Eva Hrastnik…………………………1960-1964
6.Dr Roman Hoshovski…………………..1964-1973

Drejtorat
7.Mr scc Dr Mihailo Aleksiq……………1973-1978
8.Dr Gani Karamanaga…………………..1978-1982
9.Prim.Dr Pavle Ban………………………1982-1998
10.Dr Zhelana Karanikiq………………….1998-1998
11.Dr Selim Ismaili ……………………….1998-2003
12.Prim.dr Gani Karamanaga …………2003-2011
13.Dr Pavle Marnikoviq………………….2011-
DREJTORAT SHQIPTARË

Prim. dr. Gani (Hasan) Karamanaga
(Drejtori i parë shqiptarë në Ulqin)
Është i lindur më 1946 në Ulqin.. Pas mbarimit të shkollës së mesme është regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, në të cilin ka diplomuar në vitin 1969. Studimet i ka përfunduar pas pesë vjetëve (jo të plota) si një ndër studentët me të mirë e gjeneratës së vetë.. Si mjekë ka punuar në: Ostros (Krajë), Katërkollë (Ana e Malit), Tivar edhe në Ulqin. Ka specializuar nga Pneumoftiziologjia në Beograd, në vitin 1977. Për punën profesionale dhe shkencore, Ministria e Shëndetësisë të Malit të Zi i jep titullin primarius, në muajin maj të vitit 1998. Në periudhën prej vitit 1978 deri me 1982 ka qenë drejtori i Shtëpisë Shëndetit Ulqin. Gjithashtu ishte drejtor përsëri në dy mandate nga viti 2003 deri në fund të vitit 2011. Në këtë kohë ka qenë nismëtari për riorganizimin e shërbimit shëndetësor në Ulqin. Lufta, ndërtimi dhe hapja e Maternitetit kanë qenë angazhimi i veçantë i dr. Ganiut.
Dr. Selim (Idriz) Ismaili

Është i lindur në vitin 1957 në Ulqin…Mjekësinë e ka studiuar dhe e ka kryer në vitin 1983 në Fakultetin e Mjekësisë, në Prishtinë. Drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin ka qenë në periudhën prej vitit 1998-2003. Në këtë kohë kanë ndodhur ngjarjet në ish-Jugosllavinë. Konkretisht një numër i madh të refugjatëve kanë qëndruar në Ulqin. Me një angazhim të jashtëzakonshëm është organizuar shërbimi shëndetësor dhe, ashtu, të gjithë të dëbuarit nga Kosova kanë gjetur një pritje të mirë dhe një ndihmë të madhe në Shtëpinë e Shëndetit të Ulqinit. Specializimin nga radiologjia e ka mbaruar në vitin 1991 në Zagreb.

Dr. Palë (Gjergj) Marnikaj

I lindur më 1964 në Tivar. Mjekësinë e ka studiuar dhe mbaruar në vitin 1991 në Fakultetin e Mjekësisë në Novi-Sad. Pas mbarimit të stazhit të praktikantit vazhdimisht ka punuar si mjek i praktikës së përgjithshme në Shtëpinë e Shëndetit Popullor në Ulqin. Specijalizimin nga pediatria e ka përfundue në Beograd 1998 .
Është drejtori i Shtëpisë shëndetit në Ulqin nga fundi i vitit 2011.

MJEKU i PARË SHQIPTARË NË ULQIN

Prof. dr. sci. med. Simë (Gjon) Dobreci është i lindur më 1934 në Ulqin .Mjekësinë e kryer, në vitin 1963, në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd.Specializimin nga dermatologjia, në vitin 1970, në Klinikën për sëmundjes e lëkurës në Zagreb, ndërsa subspecializimin nga mikologjia, në Entin për sëmundjet e lëkurës në Sarajevë, në vitin 1975.

Nga viti 1963- 1967 ka punuar në Ulqin. Në Repartin për sëmundjet e lëkurës të Spitalit të përgjithshëm në Prishtinë ka punuar prej vitit 1967 deri 1971, e pastaj në Klinikën për sëmundjet e lëkurës të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë (1971 – 1991). Në vitin 1981 është zgjedhur për docent, më 1986 për profesor inordinar, ndërsa më 1992 për profesor të rregullt. Disertacioni e doktoraturës: “Hulumtimet epidemiologjike të dermatofitisë endemike në Kosovë” e ka mbrojtur në vitin 1981, në Prishtinë.

Stacioni Shëndetësor në Ranë, 1965-1975,
(sot Pushimorja e Pensionistëve )

Nga viti 1963, Shtëpia e Shëndetit Popullor ka qenë në kuadër të entit të integruar të Qendrës mjekësore “Blazo Orlandic” në Tivar. Nga viti 1966, SHSHP është bartur në ndërtesën e Pushimores së tashme të pensionistëve dhe të sigurimit social (PIO). Në atë objekt stacioni shëndetësor ka punuar deri në vitin 1974.

Shtëpia e shëndetit e parë në lagjen Meraja 1975-1979

Ky objekt ndërtohet në vendin e stadiumit të futbollit, në lagjen Meraja. Drejtori i atëhershëm ka qenë dr. Mihailo Aleksiq, pediatër. Objekti është hapur në mënyrë solemne më 26 nëntor 1975. Në parter, në anën e majtë, ka qenë hyrja kryesore dhe vendosja e mjekësisë së përgjithshme me ndihmën e parë, mandej laboratorit dhe prapa – dispanseri për sëmundjet e mushkërive dhe tuberkulozit, si edhe farmacia.

Në katin e parë: – stomatologjia, – dispanseri i fëmijëve parashkollorë dhe shkollorë, – dispanseri për gra, si edhe – drejtoria.
Objekti ka qenë funksional me nxehjen qendrore dhe me garazhet për automjete sanitare. Por, ndërtesa (siç e ka treguar edhe shkatërrimi i madh pas tërmetit) nuk i ka plotësuar kushtet ndërtimore seizmike.

Në katin e pare ka qenë :
– dispanseria për fëmijë parashkollor
– dispanseria për fëmijë shko,llor dhe të rrinjtë
– reparti i vaksinave
– këshillimorja për të posalindurit dhe flmijë të vegjël

SHTËPIA E SHËNDETIT E SOTME

Pas tërmetit të prillit 1979, në Mal të Zi dhe në Ulqin ka qëndruar delegacioni i Qeverisë së RRF të Rumanisë. Ai e ka marrë obligimin që, në emër të ndihmës së krahinës së dëmtuar, në Ulqin të ndërtojë një shtëpi shëndeti të re.

Në tetor të vitit 1980 ka nisur ndërtimi i atij objekti në qendër të pjesës së re të qytetit – Mera, në mes të ndërtesës së Kuvendit të Komunës dhe të Postës. Ndërmarrja “Arcom” nga RS e Rumanisë i ka kryer punimet në ndërtimin e Shtëpisë së re të shëndetit dhe ka dorëzuar në përdorim shërbimit shëndetësor të Ulqinit më 26 nëntor 1981, për përvjetorin e çlirimit të Ulqinit pas Luftës II Botërore. Objekti është përfunduar në fund të vitit 1981 dhe puna e vërtetë në të gjithë shërbimet fillon me 1 janar të vitit 1982.

Në katin e dyt ishin:
– dispanseria për fëmijë parashkoloor
– dispanseria pët fëmijë shkollor dhe të rrinjtë
– vaksinimet
– këshilliomret

Mjekët e parë në dispanserinë për fëmijë

Dr. Marko (Simo) POPOVIQ . Ishte i lindur më 1891në Ulqin. Shkollën fillore e mbaron në vendlindje, kurse gjimnazinë në Beograd në vitin 1910 . Studimet e i ka ndjekur në VIen, , Pragë dhe i Poznanj( Polonia). Ka diplomuar në vitin 1925. Më disa ndërprerje gati tërë jetën ka punue si kryeshefi i Stacionit shëndetësor në Ulqin. Kohën më gjatë ka udhëhequr dispanzerin për fëmijë. Ka dhënë kontrubut të veçant në luftën kundër malariesë dhe eradikimin i kësaj sëmundje në Ulqin e Tivar. Dr Marko Popoviq ka qenë mjeku i pare në dispanzerinë për fëmijë në Ulqin ku punon deri në dalje në pension në vitin 1958 godine. Ka vdekur në vitin 1975.

Mr. Dr. Mihailo (Radovan) ALEKSIQ ( 1938-2017 ). Është i lindur më 1938 në CetinëMjekësinë e ka studiuar dhe kryer (1963) në Fakultetin e mjekësisë në Beograd.Në Institutin për mbrojtjen shëndetësore të nënës dhe fëmijës e ka mbaruar (më 1972) specializimin për sëmundjet e fëmijëve. Në periudhën nga viti 1973 deri 1978 ka qenë drejtor i Shtëpisë së shëndetit. Në të njëjtën kohë, saktësisht nga viti 1973 deri më 1988, ka qenë kryeshef, ndërsa nga viti 1988 – shef i Dispanserisë së fëmijëve.Në vitin 1984 i ka kryere studimet e magjistraturës në Fakultetin e mjekësisë në Nish me temën: “Evolucioni i koitusit ulceroz tek fëmijët dhe të rriturit”.

Dr. Shefqet (Mustafë) Dollaku (1938-1998) .I lindur në Ulqin në vitin 1938. Mjekësinë e ka studiuar dhe mbaruar (1964) në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd. Nga viti 1966 deri 1968 ka punuar si mjek sekondar në Repartin e fëmijëve të Spitalit të Tivarit dhe në Dispanserinë e fëmijëve në Shtëpinë e Shëndetit Popullor në Tivar. Pediatër specialist është bërë në vitin 1974 në Klinikën e fëmijëve “Jezero” në Sarajevë. Nga viti 1975 deri më 1982 ka qenë shef i Dispanserisë shkollore të Shtëpisë së Shëndetit Popullor në Ulqin.
Mjekët nga Tivari të cilët kanë ardhur për të punue në Ulqin

Dr Olga Hajduković – Bošnjak, ka qenë e lindur në Ulqin familje intelektuale në vitin 1928 Fakultetin e Mjeksësisë e përfundon në Beograd në vitin 1953 si edhe specalizimin nga pediatria. Ka punue në Tivar dhe Ulqin godine, kao i specijalizaciju iz pedijatrije nga 1953 – 1955.
Prim. dr Radojka Hajduković Pavićević . završila je medicinski fakultet u Beogradu 1951, a specijalizaciju iz pedijatrije 1955 godine. Radila je u početku (1955 – 1959) na dječjom odjeljenju bolnice “Danilo I” na Cetinju, a u dječjem dispanzeru u Baru od 1958 godine kada prelazi sa radom u Univerzitetsku dječju kliniku u Beogradu gdje ostaje do penzionisanja.

Prim. dr Miroslav Vrshka. I lindur në vitin 1923 në Stara Pazova (Vojvodinë). Fakultetin e Mjekësisë e ka përfundue në Pragë –Universiteti Karlov në vitin . Katë vjet më vonë e mbaron edhe specijalizimin nga pediatria. Tërë jetën deri në pension në vitin 1987 punon si kryeshefi i repartzit për fëmijë. Ka qenë ndërë mjektë më të njohur n[ë disa derkada të shekullit XX në reginonin e Ulqinit dhe Tivarit.
Dr. Rexhep (Mustafë) Spuzha .I lindur më 1947 në Ulqin. Ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd dhe në të njëjtin i ka mbaruar studimet më 1970. Në repartin për fëmijë në Qendrën mjekësore “Blazho Orlandiq” në Tivar dhe në atë repart ka filluar specializimin nga pediatria. Specializimin e ka vazhduar në Institutin për mbrojtjen shëndetësore të nënës dhe fëmijës në Beograd. Specializimin e ka mbaruar më 1979 në Institutin e përmendur.

Dr. Safer (Ali) Zhygjeli. është i lindur më 1957 . Në Stacionin shëndetësor në Ostros ka punuar si mjek i praktikës së përgjithshme nga viti 1986 deri 1989. Në Institutin për Mbrojtjen Shëndetësore të nënës dhe fëmijës në Beograd e ka mbaruar, në vitin 1995, specializimin për sëmundjet e fëmijëve Nga tetori i vitit 1998 është i punësuar si pediatër në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin. Në vitin 2002 e hap ordinancën e vet private të pavarur të pediatrisë “Uni medica

Dr. Arben (Abdulah) Kurti(1979 – 2009) . Lindur me 1979, dr. Arben Kurti shkollën fillore dhe shkollën e mesme e kreu në Ulqin. U diplomua në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 2003. Në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin vjen menjëherë dhe fillon punën në praktikën e obliguar. Edhe në Tivar, në spitalin rajonal, ku dr. Arbeni vazhdoi stazhin mjekësor, vërehet nga udhëheqësia si mjek me kualitete të veçanta dhe i ndahet specializimi në degën e Pediatrisë.. Suksese të larta tregon edhe në vazhdim të specializimit në Podgoricë dhe Beograd. Ishte viti i fundit i specializimit në Beograd kur…

Mjekët të cilët sot punojnë në shërbimin pediatrik në Ulqin

Prim.Dr. Sreqko (Gojko) Hajdukoviq. Është i lindur në Tivar në vitin 1961 Ka diplomuar në Fakultetin e Mjeksësisë në Beograd në vitin 1986 , kurse provimin specialistik e përfundon gjithashtu në Beograd në vitin 1996. Është mjekë speciajalist për fëmijë në repartin pediatrik në Ulqin.

Dr Palë (Gjergj) Marnikaj ( shiko tekstin i mëpërparshëm). Është drejtor nga 22 dhjetori i vitit 2011.

Dr. Vlora ( Rexhep) Duraku Kurti. E lindur me 1976 në Ulqin. Shkollën fillore dhe të mesmen i ka përfunduar në vendlindje.
Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, dhe mbas kryerjes të praktikës punësohet në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin. Specializimin nga pediatria e kryen në Klinikën Universitare në, Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, në vitin 2010.
Është si mjeke e zgjedhur në Repartin e Pediatrisë në Ulqin.

Dr. Sabahate (Ibrahim) Čapuni – Parački. E lindur në Ulqin në vitin 1945. Shkollën e mesme për infermieri e përfundon në Cetin në vitin 1964. Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë në vitin 1970 . Specializimin nga pediatria gjithashtu e përfundon në Sarajevë më 1977. Një kohë të gjatë punon në Kosovë. Vitet e fundit punon në Shtëpinë e shëndetit në Ulqin. Ka qenë e angazhuar edhe në Budvë si pediatre.

Materniteti
Hapja solemne ka qenë 5 shkurt 2005. Në solemnitet kanë folur: ministri i Shëndetësisë të Malit të Zi, dr. Miodrag Pavliçiq, ministri për pakica Gëzim Hajdinaga, Ramo Braliq, drejtor i Fondit Republikan për Shëndetësi, Fuad Nimani, kryetar i Komunës së Ulqinit, prim. dr. Gani Karamanaga, drejtor i Shtëpisë Shëndetit të Ulqinit.

Dr. Zylfije Duraku me të gjithë mjekët tjerë gjinekolog: dr. Milan Roloviq, dr. Teuta Hoxha dhe dr. Sadije Hollaj kanë dhënë kontributin e madh në luftën për lejimin e Maternitetit, si edhe në punën të suksesshme në Maternitet.

Lindja e pare ka qenë më 06.02.2005.

Maternitetit të Ulqinit i mungon kabineti për trasfuziologji, si edhe salla kirurgjikale. Këto tani nuk janë të lejuar nga Ministria e Shëndetësisë. Është domosdoshmëri që Materniteti të plotësohet dhe, kështu, definitivisht përfundohet me këto njësi.

I. Njegosava Qetkoviq, Musa Duli, Olga Vukçeviq, Qamil Kelmendi, Pavle Dediq, Zorka Knezheviq, II. dr. Elena Gjakonoviq, Qazim Hidri, dr. Shuajb Resulbegu, dr. Shefqet Dollaku, dr. Petar Gjuriq, Tomo Qetkoviq, dr. Gani Karamanaga ( në këmbë,) III. Radmila Gjurishiq, dr. Ali Haxhibeti, Jovan - Cule Ivankoviq, dr. Predrag Arangjeloviq, dr Muhamed Myrteza, Rifat Muharremi, Desanka Qetkoviq, Elmadije Ibroçi, Jusuf Lanica, Gjoko Junkoviq (në këmbë)

I. Njegosava Qetkoviq, Musa Duli, Olga Vukçeviq, Qamil Kelmendi, Pavle Dediq, Zorka Knezheviq,
II. dr. Elena Gjakonoviq, Qazim Hidri, dr. Shuajb Resulbegu, dr. Shefqet Dollaku, dr. Petar Gjuriq, Tomo Qetkoviq, dr. Gani Karamanaga ( në këmbë,)
III. Radmila Gjurishiq, dr. Ali Haxhibeti, Jovan – Cule Ivankoviq, dr. Predrag Arangjeloviq, dr Muhamed Myrteza, Rifat Muharremi, Desanka Qetkoviq, Elmadije Ibroçi, Jusuf Lanica, Gjoko Junkoviq (në këmbë)

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top