Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

Prim. Dr. Gani Karamanaga: IN MEMORIAM FUAD MAVRIQI (1957-2017)

Fuad Mavriq, Fuad MavricMë 30 janar, në orët e pasdites, papritur ndërroi jetë arkitekti i njohur ulqinak Fuad Sylço Mavriqi.

Fuad Mavriqi, ing. dipl. ark. lindi në vitin 1957 në Sarajevë, ku përfundoi studimet në Fakultetin për Arkitekturë dhe Urbanizëm në vitin 1979.

Deri në fund të vitit 1984 punoi në Organizatën për Rindërtimin e Ulqinit (pas tërmetit të vitit 1979). Prej vitit 1984 deri në fillim të vitit 1991 punoi në Entin për Shkencë dhe Kulturë, ku merr pjesë në revitalizimin e Kalasë, si dhe të gjithë monumenteve kulturo-historike në Ulqin. Punën e vazhdon në Fondin për Kulturë në Komunën e Ulqinit.

Prej vitit 2002 është drejtor dhe projektues përgjegjës në ARCHI STUDIO – D.O.O. – ULCINJ –ULQIN.

Arkitekti Fuad Mavriqi i ka bërë falas shumë punë për shëndetësinë e Ulqinit, siç janë p.sh. projektimi i parkingut në Maternitet dhe rregullimi i katit të parë në Katërkollë. Gjithashtu jam në dijeni se edhe disa projekte për Bashkësinë Islame i ka punuar falas.

Mbas përgatitjeve u realizua projekti i Maternitetit nga projektuesi arkitekti Fuad Mavriq i cili  takon familjes të vjetër ulqinake  e cila ka dhënë disa intelektual të njohur: hfz. Hasan Mavriqi, Dr. Minir    Mavriqi, Prim. Dr. Suad Mavriqi, si edhe babai i tij Sylçi.

Me punën e tij  30 vjeçare  zënë vendin e krijuesve të dalluar në rindërtimin dhe zhvillimin e Ulqinit, po edhe të Tivarit.

Largimi nga jeta e tij është humbje e pazëvendësueshme jo vetëm për familjen e tij të nderuar, por edhe për të gjithë vendin tonë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top