Sunday , January 19 2020
Lajmi i fundit

Prim.Dr. Gani Karamanaga: INFERMIERË TË DALLUAR

Gjatë punës sime në shërbimin shëndetësor kam punue me shumë infermier dhe infrmiere. Kësaj radhe po i veçoj disa prej tyre.

Musa ​​ (Cano) Duli​​ (1924-1996)

Description: http://www.buzuku.info/Arkivi/Buzuku06/Photo06/Musa%20Can%20Duli.jpg

Musa (Cano) Duli u lind në Ulqin më 1924. Shkollën fillore e kreu në​​ vendlindje.Për shkak të kushteve të vështira u detyrua të shkojë në Shqipëri, për të gjetur punë. Në vitin 1942 shkoi në Tiranë te dajat. Atje mbaroi kursin për infermier. Më pas u punësua në spitalin italian, ku punoi dy vjet me mjekë të njohur, siç ishin​​ dr. Anagnosti, dr. Groti dhe dr. Matroni.​​ 

Në vitin 1946 iu bashkëngjit Brigadës së 13 shqiptare në Ohër, ku edhe punoi një vit në spitalin e atjeshëm.​​ 

Description: 2011-08-14 11-14-50_0012

Një vit më vonë u kthye në Ulqin. Ia filloi punës në ambulancën e atëhershme afër ish-hotelit​​ Galeb.​​ Ishte njeri human, i gatshëm për t’u ndihmuar të gjithë njerëzve pa dallim feje e kombi. Punën e infermierit e ushtronte me gjithë zemër e shpirt. Pa kurrfarë pritese shëronte pleq e plaka, të rinj e të reja, fëmijë të grupmoshave të ndryshëm. Me të gjithë​​ ishte i afërt.​​ 

Vdiq më 1996.

Kujt në Ulqin ose në rrethinë nuk i kujtohet Musa, që shumë njerëz e thirrshin doktor Musa? Njeriu që vraponte, i kryente punët me buzë në gaz, njeriu që dinte me fjalë të ta lehtësonte dhembjen.​​ Musa ishte infermier i dalluar.

Musa Duli në Stacionin shëndetësor në afërsi të Qendrës për kulturë në Ranë

Description: Riza Tahiri

Riza ​​ (Ethem) Tahiri

(1937-2003)

Riza Tahiri,u lind më 28 Shkurt 1937 në fshatin Shas, të Anës së Malit.​​ 

Rrjedh nga një familje e varfër por mjaft​​ bujare dhe e respektuar.​​ 

Shkollën ​​ 8-vjeçare e kreu ne Katërkollë. Regjistrohet në ​​ shkollën e mesme në Tivar, por ​​ ​​ cilën është i detyruar ​​ ta ndërpresë ​​ për shkak të ​​ kushteve  ​​​​ tejet të vështira ​​ për jetesë ​​ të nënës së vet, e cila e rriti ​​ jetim bashkë ​​ dhe ​​ me dy fëmijë të tjerë.

Kështu, për të siguruar bukën e gojës, për vete dhe familjen, Rizaja fillon punë ​​ të rënda krahu qysh në moshë shumë të re.​​ 

I etshëm për shkollim dhe për një jetë më të mirë, por dhe falë dëshirës që kishte për t’i ndihmuar njerëzit, me t’u kthyer nga shërbimi ushtarak, vazhdon mësimet në Shkollën  ​​​​ për infermieri në Cetinë.​​ 

Mësimet i ​​ ndjekë krahas punës si infermierë në Spitalin e Përgjithshëm në Kotor.​​ 

Mandej Riza Tahiri fillon punën në ambulancën e Katërkollës. Në atë kohë punonte me mjektë: Shefqet Dollakun, Shuajb Resulbegun, Gani Karamanagën, Rexhep Spuzhën, Myrto Salaj.

Një kohë të gjatë ​​ ka punue në shërbimin e patronazhit-dhënijen e terapisë në shtëpitë e pacientëve. Punën e ka punue në mënyrë profersionale, i pa lodhëshëm.​​ 

Të sëmuarve gjithmon është drejtue me buzqeshje.

 

Qamil Kelmendi​​ (1929-1997)

Description: 2011-08-14 01-56-08_0002

Ka lindur me 1929 në Pejë. Shkollën për infermieri e përfundon në Slloveni, mbas ​​ shërbimit ushtarak. Me 1959, me familje vjen të jetojë në Ulqin.​​ Punësohet menjëherë në vitin 1960 në dispanserinë antituberkulotikë, që atëherë ka qenë vendosur në shtëpinë e Joko Zecit në Ranë. Ka punuar me mjekun dr. Vlado Vukçeviq, ftiziolog, me të cilin ka punuar edhe në Pejë, para ardhjes në Ulqin.​​ 

Prej​​ vitit 1966, kur ndërtohet stacioni shëndetësor ​​ i ri, në lokalitetin i sotëm të Pushimores së Pensionistëve, kalon në shërbimin e Patronazhit ku punon deri në ​​ pension.

Qamil Kelmendi i takon gjeneratave të vjetra të punëtorëve në mjekësi, të cilët kanë ​​ punuar në kushte më të vështira se ​​ këto që i kemi ne sot. Punëtor i palodhshëm, në kohë të gjatë ka punuar nëpër të gjithë territorin e Ulqinit urban, duke zbatuar rekomandimet e mjekëve. Gjithashtu si rëntgen-teknik ka dhënë edhe kontributin në luftën kundër tuberkulozit, sëmundje e cila ka qenë atëherë shumë aktuale. Ka vdekur në Ulqin, në vitin 1997.

Q.B. ishte i smur rëndë. Qamili çdo ditë sipas rekomandimit të mjekut i bënte inzhekcione​​ kundër dhimbave. I thoshte :

Sot më dukesh ma mirë..”

Kur ikte Qamili i smuri mendonte: “Çka thot ky, unë e shoh vedin, nuk jam ma mirë..”Por prap se prap fjaltë e Qamilit e qetsojshin dhe i japing shpresë.

Description: FF31CC26

 

 

 

 

 

 

 

 

Vërtetim nga kursi ​​ për rtg-teknik

 

Salë ​​ (Islam) Çobi ​​ (1943 – 2011)

Description: 38C5009F

Sala lindi në​​ Kështenjë, më 1943. Arsimin fillor e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën tetëvjeçare, në Ostros. Ishte ndër të parët që ia mësyu arsimit të mesëm në gjeneratën e tij. Ai zgjodhi mjekësinë duke pasur parasysh se nevoja më e madhe e popullatës për punëtorë shëndetësor ishte e madhe. Me fjalë tjera, kuadrot mjekësore ishin për kohën kuadro deficitare. Kjo edhe nga vetë fakti se zonat e thella, siç ishte Kraja aso kohe, kishte ​​ nevojë për kuadro të mirëfillta medicinale. Shkollimin e mesëm të medicinës Sala e nisi në Gjakovë, e vazhdoi në Cetinë dhe e përfundon në Prizren.

Punësohet në Ambulancën e Krajës, në Ostros, ​​ ku shërben deri në vitin 2002, kur del në pension. Ka qenë dëshirë e madhe e tij që të studionte mjekësinë, por siç thoshte ai, strukturat​​ e atëhershme nuk ia mundësuan që ta realizonte ëndrrën jetësore, me preteks se duhej patjetër të jetë në shërbim të popullit.​​ 

Sala do të mbahet mend edhe për aktivitete të shumta dhe të larmishme kulturore në Krajë dhe më gjerë. Ka qenë njëri ndër aktivistët e dalluar të SHKA “Kraja”.​​ 

Padyshim se roli më i spikatur i tij është roli i të zotit të shtëpisë në filmin dokumentar “Dasma e Krajës”, realizuar në prill të vitit 2001, të autorit Muharrem Hardolli.

Me vdekjen e tij ​​ Kraja humbi punëtorin shëndetësor që për shumë vite u shërbeu me përkushtim në përkujdesjen primare shëndetësore, fqinjët dhe të afërmit mikun dhe shokun besnik, ndërsa familja njeriun më të dashur.

​​ Ashtu siç ishte i veshur me mantel të bardhë, më të bardhë e kishte zemrën.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top